Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

Diaspora

Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

Më: 9 mars 2014 Në ora: 16:53

Në Turqi jetojnë rreth 6 milionë shqiptarë të harruar apo asimiluar? Atyre nuk u lejohet ta mësojnë gjuhën shqipe as si gjuhë të huaj.
Nëpër shkolla publike e private, si dhe universitete mund të mësohet anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, por sistemi arsimor turk nuk e lejon shkollimin në gjuhën shqipe.

Në asnjë universitet turk nuk ka katedër të gjuhës shqipe, kur vetëm në Itali ka shtatë të tilla. Katedra të gjuhës shqipe ka edhe në disa vende të tjera, ku prania shqiptare është shumë e vogël ose pothuajse mungon si në Rusi dhe në Kinë, transmeton albemigrant.com.

Në Stamboll flitet gjerësisht rusisht, ndërsa shqiptarët që punojnë në treg, me vështirësi të flasin shqip, madje disa prej tyre, të përmalluar të ftojnë brenda dyqanit të vetë, se vetëm atje e ndjejnë se mund ta flasin gjuhën e tyre, pa u dënuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat