Letër e hapur Adem Demaçit, kur ndjenja mund arsyen

Diaspora

Letër e hapur Adem Demaçit, kur ndjenja mund arsyen

Më: 14 janar 2014 Në ora: 20:10

I shumëdashuri baca Adem!

Dyseldorf 20 tetor 1990. Philipshalle numëronte tetë mijë e kusur vetë, kundrejt 6.500 vendeve që ka. Kanë ardhur bashkatdhetarë nga e gjithë Gjermania, Belgjika, Franca, Zvicra, Spanja, Holanda e vende tjera. Janë burra të moshuar, të rinj e të reja, gra me fëmijë të rritur e deri foshnjë dymuajshe, për t'u takuar me vëllezërit nga Kosova, me pararojën e inteligjencës tonë: profesor Antonin, me akademik Markun, me dom Lushin me shokë e mbi të gjitha me legjendën e gjallë të Kosovës - me simbolin e rezistencës kombëtare,- bacë Adem Demaçin.

Unë nuk i mbaj dot lotët, madje edhe vajin

Organizatorët, shoqata bamirëse “Nëna Terezë” e qytetit, hapën tubimin, bënë prezantimin e mysafirëve të ftuar. Mungonte dashuria jonë e madhe - baca Adem. Të pranishmit ngrihen në këmbë, thërrisnin njëzëri “Adem Demaçi”, “Adem Demaçi”. Organizatorët dhe të ftuarit zihen ngushtë. Por, si me porosi, nga gjysma e programit, vjen telegrami nga baca Adem: "Sa shumë dëshiroja të isha sot në mesin Tuaj, por pushtuesit serbomëdhenj nuk më dhanë pasaportën>>. Dhe, sërish duartrokitje: uratë për burrin, thirrje për baca Ademin dhe zemëratë për burracakët.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat