Manojlovski dëshmon në Kongresin Amerikan për njohjen e identitetit të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni

Diaspora

Manojlovski dëshmon në Kongresin Amerikan për njohjen e identitetit të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni

Më: 17 tetor 2013 Në ora: 18:36

Branko Manojlovski në takimin e djeshëm në Muzeun Holokaust në Çikago ka shtruar një varg çështjesh që kanë të bëjnë me popullin e ndaluar shqiptar ortodoks në Maqedoni. Duke folur për këtë temë tabu tash e 72 vjet të regjimeve komuniste e totalitare, ai ka theksuar se në krahinën shqiptare të Rekës së Epërme me 17 katunde kryesisht shqiptare ortodokse, jetojnë më shumë se 250 mijë shqiptarë autokton me traditën shekullore të gjuhës, të kulturës dhe traditës shqiptare të besimit ortodoks. Shqiptarët ortodoks, ka thënë Branko Manojlovski, jemi populli i ndaluar dhe përmes skenarëve të njohur sllavomqedonas dhe të kohës komuniste në ish-Jugosllavi, bënë që bashkëkombësit e mi shqiptar ortodoks mbetën në orët e harresës historike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat