“Tearca” e Zvicrës në funksion bamirësie, kulture dhe të shkencës kulmore

Diaspora

“Tearca” e Zvicrës në funksion bamirësie, kulture dhe të shkencës kulmore

Më: 30 shtator 2013 Në ora: 18:07

Cyrih - Mbrëmje kulturor- humanitare në Fahrëeid të Cyrihut, e organizuar nga Shoqata Humanitare “Tearca” nga fshati me të njëjtin emër në Tetovë, nxori në pah, para së gjithash, dashurinë dhe kujdesin që tregojnë mërgimtarët për arritjet e bijve të tyre në kushtet e mërgatës. Fakti se vetëm në Zvicër nga 150 familje nga po ky fshat (që tash është edhe qendër komunale), kanë dalë emra eminent në fusha të ndryshme, ndër të cilët edhe dy mjek me reputacion ndërkombëtarë si dhe dy imam të respektuar, por edhe grupe artistike, flet vetvetiu për arritjet e mëdha të mërgimtarëve të asaj ane në Zvicër.
Ajo që e shquan shoqatën Tearca të themeluar në vitin 2001, e bënë shpirti i madh sa humanitar aq edhe atdhetarë. Sepse mërgimtarët e Tearcës në Zvicër krahas mirëqenies familjare nuk i harruan edhe skamnorët e në vendlindje e para së gjithash ata që patën nevojë për shërim brenda dhe jashtë vendit. Edhe rasti i grumbullimit të ndihmave në shumë prej 80 e sa mijë frangash për të ia kthyer shikimin për mes shërimit një katërvjeçari flet shumë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat