Shkolla shqipe, shkollë dhe dashuri për atdhe

Diaspora

Shkolla shqipe, shkollë dhe dashuri për atdhe

Nga: Miradije Gashi Më: 6 gusht 2013 Në ora: 18:09

Dashuria për atdheun është ndjenja më fisnike e popullit tonë, dhe si e tillë ajo nuk shuhet kurrë. Këtë gjë, e dëshmon vetë historia e popullit tonë, që nis nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Kjo tregon se populli ynë qëndroi i pamposhtur, duke mos u gjunjëzuar as para armiqve më të egër. Pra, duke bërë virtualisht historinë e lavdishme të qëndresës përballë armiqve të shumtë.
Kjo bënë që ne të ndihemi krenarë për këtë. E gjithashtu na shërben si udhërrëfyes për punën tonë, sidomos në fushën e arsimit këtu, ku gjuha jonë e bukur shqipe na mban gjallë. Kjo, do të thosha, është boshti kryesor rreth të cilit ne duhet të sillemi, në mënyrë që të jemi të barabartë me gjithë popujt tjerë të Europës. Sepse vetëm përmes gjuhës dhe arsimimit shqip, ne e forcojmë identitetin tonë kombëtar, duke ecur lirshëm përkrah popujve të tjerë, rrugës së zhvillimit e të prosperitetit. Ndaj obligimi ynë kryesor dhe i vetmi, është që prindërit, nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë t'i kushtojmë rëndësi të veçantë kësaj çështje kaq madhore.
Ndaj, për çdo fund të vitit shkollor, ne organizojmë festë, dhe e quajmë: FESTA E SHKOLLËS SHQIPE. Me këtë festë, ne i kurorëzojmë të arriturat tona në fushë të arsimit. Dhe këtë gjë e bëri bukur, më 19.07.2013, qyteti i Backnang-ut, ne rrethinën e Stuttgartit. Unë personalisht, si arsimtare e brezit të ri këtu, ndihem e lumturuar, kur gjërat arrij t'i shpjegoj me argumente, e nxitur gjithmonë nga dashuria që kam për nxënësit e mi. Njëherazi ndihem dyfish e lumtur kur arrij që të shijoj suksesin tim dhe të nxënësve të mi, në fund të çdo viti shkollor, e sidomos për këta katër muaj. Kjo më bën edhe më krenare dhe njëherazi më jep kurajo që të vazhdoj të punoj sa më shumë në mënyrë që të arrij rezultate edhe më të mira.
Ne këtë vit, festën e shkollës shqipe e hapën moderatorët; Engjyljeta Maliqi dhe Gresa Gashi, të cilat në fillim, i ftuan nxënësit e shkollës shqipe që bashkërisht ta këndojnë himnin kombëtar.

Ndërkohë, fjalën e mori Rektori i shkollës Z. Herr Zipperer, i cili përveç të tjerash, në fjalën përshëndetëse, u fokusua në rolin dhe rëndësinë e gjuhës amtare. H. Zipperer, pas përshëndetjes që u bëri të pranishmëve, i cili e ilustroi aq bukur arsyen e mësimit të gjuhës amtare. Me një shembull duke e marr një dru që vërehej nga dritarja. Ai tha: "A po e shihni atë dru jashtë?" dhe vazhdoj "Për tu zhvilluar ai duhet ujitje. Ky proces i ujitjes e ushqen dhe e zhvillon përmes rrënjëve. Nëse e shkulim atë dru duhet ti priten rrënjët dhe me këtë rast i dëmtohen rrënjët, që do të thotë se ka shumë më shumë vështirësi për tu zhvillua më tutje në krahasim me drunjtë qe nuk shkulen! Kështu ka ndodhur edhe me prindërit tuaj. Kanë ardhur prej një vendit në një vend tjetër dhe kanë vështirësi për integrim në shoqëri dhe duhet dhënë përkrahje. Për ketë qëllim jeni edhe ju këtu, për ta mësuar gjuhën shqipe." Dhe pyeti pastaj: "A e di kush prej fëmijëve më m'tregua se përse duhet ta mësoni gjuhën shqipe?!" Në këtë rast u paraqitën dy fëmijë. Njëri tha: "Për të komunikuar më mirë me atdheun. Tjetri tha: "Për t'u kuptuar më mirë me nënën."
Ndërsa, pas përfundimit të fjalës së Z. Zipperer, mësuesja e shkollës, Miradije Gashi, tha pas përshëndetjes të të pranishmëve: “Shkurti i vitit 2013, ka shënuar një datë të veçantë në historinë e shqiptarëve të Backnangut. Një fjalë e mençur thotë: aty ku hapet një shkollë, mbyllet një burg! Ndaj, hapja e një shkolle shqipe, për mendimin tim i tejkalon vlerat e tempujve të mijëvjeçarëve. Duke qenë e bindur për këtë, me plot gojën e them se ata që ia dëshirojnë të mirën familjes së vet, në radhë të parë, fëmijës të vet, nuk vonohen, por vrapojnë aty ku flitet dhe mësohet gjuha shqipe, pavarësisht se sa larg do të jetë ajo, sepse koha nuk pret. Aristoteli thotë: ji ai që je në daç të jesh i lumtur. Pra, edhe ne si të tillë mund të ecim përpara”.
Më pas ajo tha se edhe ky gjysmëvjetor pra, i kishte sfidat dhe vështirësitë e veta. Vazhdoi më tej mësuesja Miradije Gashi, mirëpo, vetëm me angazhimin tonë të përbashkët, i kemi tejkaluar të gjitha, duke i arritur objektivat tona në edukimin e fëmijëve tanë, ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës dhe traditës sonë të lavdishme. Suksesi që kemi arritur gjatë këtyre muajve, na jep kurajo dhe premton që viti i ardhshëm te jetë edhe me cilësor e më i begatshëm. Ju falënderoj për interesimin dhe përkrahjen që më keni dhënë. Një falënderim i veçantë i shkon këngëtarit të mirënjohur Qamil Zekajt, i cili pa hezituar pranoi ftesën tonë, për t’i ardhur në ndihmë shkollës shqipe më këngët dhe vallet e tij të mirëfillta qytetare.
Pastaj moderatorja Engjuljeta Maliqi, pas fjalës së mësueses, e ftoi në skenë këshillin e prindërve Znj Zoja Buzuku, z. Fadil Maliqi dhe z. Selver Krasniqi që ta marrin fjalën.

Me këtë rast Zoja Buzuku, tha se shpreson që viti i ardhshëm do të këtë më tepër nxënës dhe më pak mungesa, duke shfaqur krenarinë për atë që ka bërë për hapjen dhe mbështetjen e shkollës shqipe, në Backnang. Po ashtu të pranishmit i përshëndeti dhe zoti Selver Krasniqi, i cili uroi për suksesin me nxënësit.
Poeti Fadil Maliqi, në festën e shkollës recitoi krijimet e veta lidhur me shkollën shqipe.

Z. Fadil Maliqi pasi i përshëndeti të pranishmit e pat një lutje të veçantë te fëmijët, per t'u shërbyer me thënien e poetit të madh Naim Frashërit: "Punë, punë, natë e ditë që të shohim pakëz dritë." Por nga fëmijët kërkoj: "Mësime, mësime, dhe vetëm mësim që të kemi ardhmëri. Shpresoj që n'vitin e ardhshëm të vijojnë mësimin sa më shumë nxënës." Z. Fadil Maliqi krijues i vargjeve e lexoi një poezinë kushtuar ditës së parë të fillimit të mësimit në gjuhën shqipe në Backnang.
SCHILERSCHULE
E premte një shkurt 2013
N’Backnang të Gjermanisë
Mbasdite ora 15:00, zilja e
Shkollës shqipe na bashkoi!

Fëmijët të gëzuar përdore
Me prindër të shoqëruar
Në Shillerschule vijnë
Gjuhën shqipe për t‘mësuar!

Rektori erdhi në klasë
Si yll ai ndriçonte!
Shëndet e suksese
Fëmijëve tonë u uronte.

Pedagogia e nderuar
Filloi të shpjegoj,
Hartën e kuqe shpalosi!
N’mes dual një shqiponjë.

Flamuri ynë kombëtar
Është krenaria jonë
Backnangun e dashur
Do ta falënderojmë,

Na lejuan shkollën shqipe
Gjuhën tonë ta mësojmë
Popullin mik gjerman,
Kurrë s’do ta harrojmë.

Gani Gashi arsimtar, Qamil Zekaj këngëtar, Lulezim Ademi instrumentalist.

Këngëtari Qamil Zekaj dhe instrumentalisti Lulëzim Ademi, e begatuan programin tonë të shkollësme interpretimin aq të bukur të këngëve dhe valleve përgjatë katër orëve me radhë.Duke mos dashur të pushojë kjo ditë, këtyre emocioneve magjiplotë, si vlerë për atdhe, ia shtuan dhe vallëzimet pa fund të nxënsëve që është gjë shumë pozitive për familjet shqiptare. Pastaj moderatorje Engjuljete Maliqi, ftoi në skenë zotin Gani Gashi arsimtar, i cili mësimdhënjën në mërgatën shqiptare e quajti mision të shenjtë duke thënë: nuk do ta harrojmë për fare këtë festë. Recitimet, vallëzimet, dhe zëri i këngëtarit Zekaj, do t’i bënte aq mirë shëndetit tonë shpirtëror dhe falënderoj të gjithë për kontributin e tyre që dhanë.
Pastaj në skenë u ftua grupi i nxënësve të cilët recituan vjershat; Rruga Jonë, Thërret Naimi, Gjuhën shqipe amanet. Pra të pranishmëve, vallën: "Shota", e realizuan bukur: Albina Delija, Erza Azemi, Eronita Azemi. Ndërsa vjershat recituan nxënesit: Alena Buzuku, Blenda Maliqi, Shqiponje, Kumrije, Engjuljete Maliqi, Vanesa, Edona, Arian Hoti. Ndersa këngët: Thërret Prizreni Mori Shkodër, e kendoi Albina Delija, orkestruar nga Qamil Zekaj. Pas disa valleve dhe kengeve qe u interpretuan nga kengetari respektiv Qamil Zekaj, serish ne skenë u paraqitën grupi vallëzues i nxënësve të vegjël dhe grupi i të mëdhenjve së bashku.
Këto nxënëse përveç vallëzimit ishin shume aktive edhe ne procesin mësimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat