Reportazh: Një pjesë e krenarisë gjithëshqiptare u vendos në Grac!

Diaspora

Reportazh: Një pjesë e krenarisë gjithëshqiptare u vendos në Grac!

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 18:44

Shqiptarët patën fatin të jenë krenar me shumë emra të mëdhenj të arteve të ndryshme, por edhe të jetës, por krenari të veçantë dhe shumëdimensionale për neve është që nëna me famë botërore, nëna që fitoj zemrat e njerëzimit me veprat e saj humanitare, ishte shqiptare.

Njëqind e dy vite më parë, me 26 gusht 1910, lindi një grua, e imët në trup, por e madhe në shpirt e në zemër, që për shumë njerëz në botë sot njihet si e shenjtë. Nga të gjithë njihej me emrin Nënë Tereza. E lindur në trojet shqiptare, por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Indi. Shumë shpejt ajo do të bëhej simbol i dashurisë për të varfëritë, të sëmurët dhe të vetmuarit. E nderuar me çmimin Nobel për humanizëm, e lumturuese nga Papa Gjon Pali i Dytë, është vetëm kjo Nënë Shqiptare.

Kërkesa për vendosjen e shtatores së Nenë Terezës në qytetin e Gaz-it është bërë nga komuniteti shqiptarë dhe shoqatat që veprojnë aty, shumë më parë. Shoqata me të njëjtin emër me kryetarin e saj Martin Marku kishte bërë kërkesat me kohë pranë organeve austriake. Martin Marku kishte harxhuar shumë mund dhe energji, për të kërkuar ndihma materiale, për realizimin e këtij projekti. Me rastin e 100 Vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, shtatorja e Nënës Terezë zuri vendin në oborrin e Kishës Katolike Kalauer në Kalauerstrasse nr. 52 Graz.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat