100 – vjetori Pavarësisë, kremte e përbashkët shqiptaro-zvicerane

Diaspora

100 – vjetori Pavarësisë, kremte e përbashkët shqiptaro-zvicerane

Më: 20 tetor 2012 Në ora: 18:29

Një ndër parullat e demonstratave popullore kundër diktaturës më 1991 ka qenë: ta bëjmë Shqipërinë si Zvicra. Zvicra është shoqëri e vlerave dhe një mike e çmuar e shqiptarëve.
Pos kryebashkiakut të Tiranës, aty ishin edhe kryetarë e tri komunave të Kosovës: Pal Lekaj (Gjakovë), Agim Lekaj (Podujevë) dhe Naim Ismajli (Shtime), si dhe përfaqësuese subjektesh zvicerane e shqiptare në mërgatë, si dhe përfaqësues të bashkësive fetare, por edhe figura të njohura arti, kulture e sporti nga radhët e shqiptarëve dhe miqve zviceranë.
Manifestimi ishte pak sa më i veçantë nga fakti se në krye të organizimit ishte pala zvicerane, duke filluar nga konsulli i nderit i Shqipërisë në Zvicër, Edwin Rüeg, i cili bashkë me ambasadorin Mehmet Elezi qenë në ballë të organizimit dhe të pritjes, ndërsa që vulë tubimit i dha edhe kryetari i Parlamentit të St. Gallenit Felix Bischofberger, i cili jo vetëm që përgëzoi për festën, por që me një dozë humori e bëri atmosferën edhe më miqësore. Ai futbollistët e shquar shqiptarë në Zvicër, i përshkroi “me rrënjë shqiptare, e që paraqesin edhe “lajme të mira për shqiptarë” në shtetin helvetik.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat