Kur do të arrestohen kriminelët në Kosovë?

Diaspora

Kur do të arrestohen kriminelët në Kosovë?

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 19:54

Weingarten-Gjermani - Shumë dëshmitarë të cilët disponojnë informacione të sigurta për vrasjet, që kanë ndodhur në Kosovë (por, edhe jashtë saj) përkundër dëshirës së tyre të madhe për ta treguar realitetin ata heshtin. Pyet ndokush pse heshtin?! Po si mos të heshtin, kur njeriu, i cili tregon-dëshmon, informon për të gjitha ato që kanë bërë kriminelët, para syve të tyre, sulmohen, jo vetëm me fjalë, por u rrezikohet jeta atyre dhe familjeve të tyre. Pra, thënë shkurtë dëshmitarët në Kosovë nuk kanë kurrfarë mbrojtje e sigurie nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Ditëve të fundit, gjithnjë e më tepër po flitet si në mediat e shkruara po ashtu edhe ato elektronike se së shpejti do të arrestohen të gjithë kriminelët, ata që në mënyra të ndryshme i nxitën, u ndihmuan apo morën pjesë në vrasjet e veprimtarëve (para, gjatë dhe pas luftës) të LDK-së. Në mesin e të vrarëve janë: Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Komandant Drini, Kolonel Ahmet, Krasniqi, Kolonel ,Tahir Zemaj, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti, etj.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat