Dy fjalë nga mërgata

Diaspora

Dy fjalë nga mërgata

Nga: Miradije Gashi Më: 18 tetor 2012 Në ora: 19:18

Sado të flasësh e të shkruash për mërgatën shqiptare të plotë se jep dot asnjë shkrim e asnjë diskutim, pasi te çdo e thënë të mbetet diçka e pathënë, te çdo e shkruar të mbetet diçka e pashkruar dhe nuk mundemi kurrë ti përfshijmë të gjitha peripecitë e jetës ndërmjet të kaluarës dhe të tashmes me shpresë për të ardhmen. Kur kujtojmë historinë e mërgatës sonë mbushur plot mall e vuajtje, plot dhimbje e zhgënjim është e pamundshme për t’ia gjetur një përgjigje nga ndarjet tragjike që pat brezi të cilin fati e përplasi politikisht nëpër skaje të historisë së shekullit që lamë pas. Jeta shpirtërore e mërgimtareve tanë është tortura plot dhembje, është drama e emigracionit masiv që ata kaluan përtej vatrës, përtej atdheut, për të hyrë në mes të vetmisë e mallëngjimit. Mërgimtaret shqiptarë shumica prej tyre kanë lënë përgjysmë punët, mësimet, studimet dhe janë detyruar të gjejnë strehim në ndonjë vend perëndimor ku përherë do kanë preokupim barrën e dheut t’huaj, kulturën e huaj e shumë faktorë që rëndojnë mbi jetën e kurbetit si: nostalgji e mall për Atdhe, për vendlindje, për familje e që vështirë mundë të kuptohet nga këndi i atyre që nuk e kanë provuar një gjë tillë. Shqiptarët një pjesë e tyre edhe pse fati i degdisi larg atdheut, gjithnjë i qëndruan afër përkatësisë se tyre, afër mitit të të parëve e tokës stërgjyshore, kurrë nuk u verbëruan për t’marrë traditat e të huajit por gjithmonë në çdo fjalë e në çdo shkronjë për sot e mot në zemër kanë atdheun e shtetin e bashkuar. Ndjejmë gëzim dhe jemi krenar si asnjë here më parë, se çasti suprem i ëndrrës që do të bëhet realitet për popullin tonë po troket, Nëntori po ofron dhe më mbanë shpresa që do të jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij kapitulli shumë të lartë. Triumfi i këtij përvjetori do të jetë i shquar për trojet tona duke i kthyer të gjithë shqiptarët në gjeneratorë të bashkimit. Atdheu ynë është i shenjtë dhe të shenjtë janë t’gjithë ata dëshmorë që ndryshuan fatin e vendit duke hapur rrugë dhe dyer të reja ne kapitullin më të ri të historisë se kombit. Sot duke e kujtuar të kaluarën, e kujtojmë me madhështi figurën trimërore të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, i cili ushqeu qëndresën e mbarë popullit shqiptarë, nën udhëheqjen e këtij kryetrimi me famë botërore, shqiptarët penguan vërshimin e hordhive osmane. Pastaj kjo ide vazhdoi mbi supet dhe ndjenjat atdhetare të plakut të mençur Ismail Qemali, kur burri i kombit firmosë aktin historik më 28 nëntor 1912, në qytetin e Vlorës duke e sjellur kurorëzimin e formimit te shtetit të parë shqiptar. Dëshiroj të theksoj se ky vit duhet të jetë për të gjithë shqiptarët vit shërimi e frymëzimi, vit shprese e bashkimi. Asnjë parti, asnjë njeri nuk ka mundur të bëjë gjë më të madhe për idealin që ka ndierë për popullin e vet se sa lufta UÇK-së, e cila i dha fund pushtimit mbi njëqindvjeçar, këta njerëz janë kontribuuesit më të rëndësishëm të popullit, vepra e tyre shëmbëlleu ne aktet më të lavdishme çlirimtare, duke kujtuar sakrificën e tyre shpalosë e sheh vlerat e lavdisë nga burrat e dheut si Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani, Sali Çekaj e shumë të tjerë, të cilët në përballje me armikun ndërtuan këtë epokë të krenarisë kombëtare. LAVDI!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat