Shtatorja e Nënës Terezë, gjurmë e pashlyeshme në Graz

Diaspora

Shtatorja e Nënës Terezë, gjurmë e pashlyeshme në Graz

Më: 15 tetor 2012 Në ora: 18:59

Në kuadër të njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Graz të Austrisë u bë vendosja e përhershme e Shtatores së Nënës Tereze.

-Pas një rrugëtimi prej dy vitesh nëpër pika të ndryshme të Grazi-it Shtatorja e Nënës Terezë e punuar nga artisti vienez Ulrich Mertel më 7 Tetor 2012 u vendos në vendin e saj të përhershëm ku do të bëjë roje nderi për të gjithë ata të cilët do të kalojnë pranë. Në një hapësirë të mjaftueshme, pranë një rruge të frekuentuar mirë, dhe një kopshti fëmijësh, mu pranë rrugës shtoi shtatin shqiptarja dhe fituesja e çmimit Nobel sikur të thoshte “urdhëroni edhe unë jam shqiptar” dhe dukej si të kishte pushtuar gjithë atë shesh. Gjatë vrojtimit për rreth shtatores pak më tutje bie në sy një tabelë ku shkruante qartë dhe dukshëm “Vendi i virtyteve njerëzore’’ emër i dhënë vendit ku qëndron shtatorja e Nënës Teresë, nga ana tjetër edhe në çerdhen e fëmijëve që është fare pran ishte shkruar një thënie e saj ‘‘Fëmijët kurrë s’mund të jenë mjaft-Fëmijët janë jeta e Zotit’’, duke përmbushur kështu një porosi të saj që kishte pikërisht për fëmijët.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat