Kelmendasit banonin ndërmjet Bosnjës dhe Shqipërisë

Diaspora

Kelmendasit banonin ndërmjet Bosnjës dhe Shqipërisë

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 18:16

Sir Uilliam Uoodthorpe Tarn i Akademisë Britanike njihet botërisht se ka shkruar një nga veprat ma madhore mbi Aleksandrin e Madh. Në hyrje të kësaj monografie dëshmon: “Aleksandri kishte nga babai (Filipi II) dhe e ëma e tij (Olimpia) gjak Ilir, domethënë Shqiptar. Filipi II thirri shqiptarin e famshëm Aristotel (384-322 p.e.s.), që kishte mësuar mënyrat e grekëve, për t’i dhënë dituri birit të tij, Lekës”.
Si i ati Filipi II, ashtu edhe Aleksandri nuk i kanë simpatizuar dhe besuar grekët. Për këtë flet edhe përbërja e ushtrisë maqedone gjatë ekspeditës së saj në Azi. Nga të tridhjetë e pesë mijë luftëtarët e ushtrisë së Lekës, vetëm gjashtëqind ishin grekë. Të tjerët ishin Maqedonë, Ilirë, Thrakë, Triballë e të tjerë bashkëkombës të tyre. Kurse në të njëjtën kohë, në ushtrinë persiane të Mbretit Dari të Persisë merrnin pjesë me dhjetëra mijëra luftëtarë grekë të dërguar nga ana e qytet-shteteve greke në luftë kundër ushtrisë së Lekës.
Ashtu sikurse Leka i Madh ishte paionas edhe mbreti Bardhyl (rreth 449- 356 p.e.s) ishte enkeleas. Historiani i antikitetit, Dion Kasi, saktëson në histori: “Vendi që quhet sot Maqedoni ish i banuar prej barbarëve: “Ilirë dhe Bardhë”.
Natyrisht flet për ilirët paion e enkelejd, dy shtetet e tyre të fuqishme ilire, po në rastin konkret me “T’Bardhë” i ka parasysh veçmas enkelejdët e mbretit Bardhyl (Bardh – Yll). Ashtu sikurse Leka i Madh është paraardhës i Berishajve e Kelmendasve edhe mbreti Bardhyl është paraardhës i fisit të Gashit në anën e epërme të lumit Drin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat