Ta ndalojmë dëbimin e aktorit Radoina

Diaspora

Ta ndalojmë dëbimin e aktorit Radoina

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 18:58

Nju JORK SITI: Në lutje nëpërmjet një mesazhi elektronik, të cilin e ka siguruar edhe gazeta kombëtare “Bota sot”, këtu në Nju Jork, thuhet se Praq Rado ( emri i vërtet i të cilit është Prekë Radoina), i cili është duke u mbajtur nga autoritetet federale të emigracionit, në pritje të dëbimit në qendrën e tyre në Batavia, Nju Jork, komuniteti i artistëve shqiptarë bënë thirrje për ta ndihmuar Radon.
Aktori nga Kosova, Ari Myrtja, i cili banon në Nju Jork, ka shpërndarë këtë mesazh drejtuar komunitetit të artistëve shqiptarë në Nju Jork, kolegëve të tyre amerikan dhe miqve të tyre. Në mesazhin që e ka përgatitur regjisori i filmit me metrazh të shkurtër "Ëndrra Amerikane - Dreaming American", Lee Percy, dhe avokatët e aktorit shqiptar Praq Rado, thuhet në mesazh se ata janë në përgatitje të një fushate për të parë se si duhet vepruar për të parandaluar largimin e tij, - të pashmangshëm nga SHBA-të, dhe pastaj për të mbështetur rastin e tij, - për të marrë statusin e përhershëm të azilantit.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat