Diaspora

Makolli: Diaspora me 3-5 deputetė nė Kuvend

Bota Sot | 11.10.2012 23:18
Makolli: Diaspora me 3-5 deputetë në Kuvend

Ministri i Diasporės, Ibrahim Makolli shprehet i vendosur qė mėrgimtarėve kosovarė t’u garantohen tri ose pesė ulėse nė Kuvendin e Kosovės. Ai thotė se mėrgata kosovare ka potencial politik, akademik, intelektual e ekonomik pėr tė dhėnė kontribut nė Legjislativ, por edhe nė institucionet tjera nė Prishtinė. Qė kjo ide tė konkretizohet, Makolli thotė se nė shtator tė vitit tė kaluar ka kėrkuar nga Komisioni pėr ndryshimet Kushtuese qė tė garantohen ulėset pėr mėrgatėn nė Kuvend. Ai po ashtu thotė se ka klimė pėr investime, ndėrsa nuk e pėrjashton mundėsinė qė debati i fundit nė Kuvend pėr privatizimin tė dekurajojė investitorėt.
Ideja pėr pėrfaqėsimin e diasporės nė Kuvendin e Kosovės, sipas ministrit Makolli, nuk ėshtė e re.

“Ne kemi shembuj tė shteteve tė tjera tė cilat kanė vende tė rezervuara nė kuvendet nacionale pėr mėrgatėn, tė cilat ndoshta roli dhe kontributi i tyre ka qen shumė herė mė i vogėl nė raport me vendin e vet, se sa roli dhe kontributi i mėrgatės sonė nė raport me Kosovėn. Dhe nė kėtė kuadėr, konsideroj qė mėrgata ka nevojė qė ta ketė zėrin e saj tė drejtpėrdrejt nė institucionin ma tė lart tė vendit, nė Kuvend”, tha Makolli nė intervistė pėr Albinfo.ch.
Ai thotė se i mbetet Komisionit pėr ndryshimet kushtuese, por edhe trupave tė tjera tė vendos pėr vendet e rezervuara nė Kuvend pėr diasporėn.
“Ne kemi propozuar qė mėrgimtarėve t’u rezervohen 3 deri 5 deputetė. Kjo vlerėsohet edhe nė bazė tė analizave”.
Duke folur pėr mundėsinė e investimeve tė mėrgatės nė Kosovė, Makolli ka thėnė se gjatė muajve tė fundit, ka pasur avancim edhe nė infrastrukturėn ligjore edhe nė atė fizike sa i pėrket investimeve tė diasporės.
“Disa ligje janė pėrfunduar ndėrsa disa tė tjera janė nė procedurė tė miratimit, prandaj nė Kosovė konsiderojmė se klimė tė sigurt pėr investime. Po ashtu shumė komuna, me tė cilat kemi bashkėpunim tė mirė, kanė ndarė zona tė veēantė pėr tė bėrė biznes, ndėrsa disa prej tyre kanė hequr tė gjitha taksat me qėllim qė investitorėt tė ndihen mė tė komod. Edhe nė gjyqėsor gjithashtu ėshtė rritė efikasiteti, ndėrsa njė lajm inkurajues ėshtė se nga janari 2013 fillojmė reformat nė gjyqėsi qė krijon edhe mė shumė lehtėsira nė kėtė domen”.
Ai gjithashtu ka thėnė se debati nė fundit pėr privatizimin nė Kuvendin e Kosovės mund tė refleksione dekurajuese pėr investirorėt nga jashtė, “sepse njerėzit hamenden. Nuk dinė ēka tė besojmė”.

“Por, duhet tė dimė se ka gjėra tė cilat shfrytėzohen vetėm pėr elektorat pėr vota, dhe nė kėtė drejtim duhet tė shihet kjo. Kam njė sugjerim dhe njė kėshill pėr tė gjithė investitorėt tanė, qė tė mos ndikohen nga politikat ditore qė neve na shėrbejnė pėr ta sulmuar njėri-tjetrin me qėllim qė tė pėrfitojmė elektorat. Edhe fjalori ynė duhet tė jetė mė i kujdesshėm sepse shumė herė i frikėsojmė investitorėt pėr ēėshtje votash”, tha Makolli.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus