Aty ku ka rrugë, ka punë e gjallëri dhe jetë të lumtur

Diaspora

Aty ku ka rrugë, ka punë e gjallëri dhe jetë të lumtur

Më: 11 tetor 2012 Në ora: 19:48

Në Rugovë gëzimi më i madh fillonte kur ishte çerdhja e dhenve (deleve), dhe kur u kositshin livadhet. Në këto dy gëzime ishte ndihma për njëri-tjetrin. Ne, rugovasit, i themi “Mome”. Në kuptimin e saj, fjala Mome ndërlidhet me ndihmën e njëri-tjetrit pa të holla. Kështu, shkojmë me rend, duke i ndihmuar njëri-tjetrit. Kur mbarojmë shtëpi apo kur i kositin livadhet, dhe kur bëhet qethja e dhenve (deleve), kënga dhe vallëzimi bëhen pjesë të pandara atraktive dhe artistike. Në këto dy raste bëhet sefa e madhe. Mish, pite, meze të zier, kos të kulluar dhe djathë të freskët. Gëzim i madh ndjehej këto ditë, pothuajse në të gjitha shtëpitë e rugovasve. I gjithë ky ushqim i shijshëm, përgatitej nga femrat e bukura e të pastra të Rugovës, të cilat shquheshin nga karakteristika të veçanta në gjithë Kosovën, si për hijeshi fizike, po ashtu edhe shpirt të florinjtë, buzëqeshje dhe zellshmëri.
Si fëmijë, edhe unë kisha dëshirë të marr pjesë në këto ceremoni të malësorëve tanë. Një verë, më ra rasti të jem edhe unë Mome, në pjesën e tjetër të fshatit. Malajt janë të ndarë në dy pjesë. Malaj është fshati më i madh në Kosovë, i cili i ka 3.800 hektarë tokë e bjeshkë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat