Nokshiqasit janë kelmendas, me prejardhje nga Paionët

Diaspora

Nokshiqasit janë kelmendas, me prejardhje nga Paionët

Më: 11 tetor 2012 Në ora: 19:47

Nokshiqi i Ultinës së Epërme të Limit i ka rrënjët e gjakut te një nga fiset ma të hershme në tokën e historinë shqiptare, te fisi dinjitar e luftarak i Kelmendit. Në trevën e Kelmendit të Vendit gjenden gjurmë jete njerëzore të grupeve etno-kulturore qysh se në kohën e Neolitit (Gurit të Ri). Kjo argumentohet nga gjetje të rastit dhe kërkime arkeologjike të sipërfaqshme apo të pjesshme në shpella të vjetra e lugina të thella si në qendrën e formimit të këtij fisi të lashtë - në Pështanin e Cemit të Bashkuar si dhe në Vukël, Selcë, Kozhnje, etj.
Një përllogaritje: prej sodit i takon në përafri 8.000 vjet hershmëni.
Në se do të kishte investim e guxim shkencor për kërkime e studime të mirëfillta në trojet e Kelmendit në të dy anët e kufinit dhe në Plavë-Guci me rrethina (si në Nokshiq etj.), atëherë arkeologjia e terrenit dhe e laboratorit do të provonte faktin se jeta njerëzore në këto vende alpine ka gjallnue në kohna paraneolitike, të paktën “rreth 27 mijë vjet ma parë”.
Sidoqoftë, me ato çka provon shkenca e derisotme për këto troje përgjatë brigjeve të Cemit e të Vermoshit dhe në dy anët e rrjedhës të Limit, prej nga epoka e Neolitit” (fillimi i mijëvjeçarit VII e fundi i mijëvjeçarit të IV-t para erës sonë) formohen grupe të qëndrueshme njerëzish të bashkuar, jo vetëm nga forma e përbashkët e prodhimit në natyrë (mbi tokë-buke, nën-ujë, në pyje), por edhe nga lidhjet e gjakut e origjina e tyre.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat