Aziz (Krasniqi) Zhilivoda, himni antisllavokomunist

Diaspora

Aziz (Krasniqi) Zhilivoda, himni antisllavokomunist

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 19:03

Sa herë që ranë tupanët e luftës, sa herë që në malet e Kosovës u lajmërua krisma e pushkëve, në rast, si nga legjenda dolën bijtë e saj. Pa zhurmë, pa bujë, të armatosur, duke lënë në vatra prindërit e fëmijët, këta burra me shpirt të papërkulur askurrë nuk bënë llogari me fatet e atdheut të tyre. Atje në Zhilivodën e Drenicës, në pyje të Qyqavicës, këtij kushtrimi të shenjtë do t’i përgjigjeshin për vite e vite me radhë, gjysh, stërgjyshërit e Azizit, duke transmetuar tek nipi i tyre, dashurinë e madhe për Drenicën, Kosovën e krejt atdheun e kombin shqiptar. Kjo dashuri do të rriste me aq mund e sakrifica, vitet e djalit të quajtur Azis.
Azis Krasniqi lindi në Zhilivodë më 1901, i rrethuar prej dashurisë së madhe të dhjetëra të afërmve, të cilët popullonin kullën e madhe rrethuar me gurët e bardhë Drenicake. Njohu mjerimin e madh shqiptar të asaj kohe, por edhe guximin e burrave të Kosovës, për mos ta lënë fatin e popullit të tyre në duart e ndyra të serbosllavëve. Njohu ende në moshë të njomë, krismat e pushkëve në malet e Qyqavicës ku për vite të tëra rrallë shkeli këmba pushtuese e ushtarit apo xhandarit serb. Ndonëse ende i vogël në moshë, ndjeu dhimbjen e madhe të bashkëkombësve të vet, atëherë kur Zhilivoda e krejt viset e Kosovës, iu aneksua (1913) padrejtësisht, armikut shekullor të kombit tonë Serbisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat