Kosova duhet të lirohet nga askushët e nga vrasësit

Diaspora

Kosova duhet të lirohet nga askushët e nga vrasësit

Më: 8 tetor 2012 Në ora: 19:23

Në atë vit kriste pushka në Tiranë. Kriste për ta koritë Shqipërinë. Së pari vranë Azem Hajdarin e pastaj vranë edhe Kolonel Ahmet Krasniqin.
Shumë vite kaluan por harresa nuk mund të merr vendin e kujtimit. Kujtohen e përkujtohen, me ceremoni e pa ceremoni, në shtëpi e salla publike, në gazeta e TV të ndryshme, me këngë e poezi.
Të dy këtyre Heronjve të Kombit u këndova këngë me respektin më të madh prej njeriu. E dija dhe isha i bindur se këta njerëz dhe shumë tjerë që u vranë nga duart tradhtare, kishin vlera të pakufishme për kombin e atdheun. Rruga e tyre jetësore tregonte qartë se këta njerëz ishin të kalitur që proceset e luftës për liri, pavarësi e demokraci ti çonin në vendin e duhur. Dikujt nuk i konvenonte një rrugë e tillë. Andaj, “duhej” shkrepë arma. Shqiptari nuk priton ta shkrep armën kundër shqiptarit. Historikisht njerëzit më të devotshëm të lirisë i vranë vetë shqiptarët.
Këtu në mërgimin e rëndë përkujtohen dëshmorët, lufta, vuajtjet dhe mjerimi i kombit, por që edhe sot nuk është i vogël edhe pse kaluan shumë vite në liri e “demokraci”!


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat