"Fëmijët shqiptarë” merr vlerësim tjetër në SHBA

Diaspora

"Fëmijët shqiptarë” merr vlerësim tjetër në SHBA

Më: 5 tetor 2012 Në ora: 19:16

Trajtimi i fëmijëve me autizëm që bëhet në Shqipëri nga fondacioni "Fëmijët Shqiptarë" është vlerësuar nga një organizatë homologe e njohur në të gjithë botën me qendër në Neë York, e quajtur "Autism Speaks’ .
Bashkëshortja e Kryeministrit Berisha, zonja Liri Berisha, gjatë vizitës së saj në Neë York, javën e kaluar u nderua me çmimin prestigjioz “FEBA 2012” me motivacionin “Për angazhimin e saj në botën e gruas, veçanërisht për gratë në nevojë dhe për punën e saj të palodhur për ta bërë botën një vend më të mirë për gratë dhe për mbështetjen e veçantë që i ka kushtuar grave dhe fëmijëve të prekur nga sëmundje të ndryshme apo te nenave dhe fëmijëve të varfër në Shqipëri, Ballkan, rajon dhe botë ”
Ky është çmimi i dytë lartë, i dhënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Zonjën, Dr. Lirie Berisha, Presidentja e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë" bashkëshortja e Kryeministrit Berisha. Zonja Berisha. E cila është nderuar një vit më parë në Ëashington nga Organizata Ëomen’s Information Netëork gjatë një ceremonie me çmimin ËIN International Achievement Aëard - “Çmimin Ndërkombëtar të Suksesit për Gruan”, për përkushtimin dhe punën e saj në çështjet e grave, në një ceremoni ku ka marrë pjesë dhe vetë Zonja e Parë Amerikane, Michele Obama.
Çmimi i cili përcaktohet nga një komision special i ngritur posaçërisht për vlerësimin e kandidaturave nga e gjithë bota, dhe çmim që ndër vite janë vlerësuar mjaft emra të njohur të artit kulturës dhe politikës nga e gjithë bota,të cilët kanë dhënë kontribut në promovimin e paqes,kulturës dhe kujdesit ndaj shtresave në nevojë.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat