Diaspora

Joseph DioGuardi – misionar i shqiptarisė

Bota Sot | 04.10.2012 19:15
Joseph DioGuardi – misionar i shqiptarisė

Do tė duhej afėr njė shekull nga ardhja e shqiptarit tė parė nė Amerikė mė 1886, qė shqiptarėt e Amerikės tė kishin zėrin e tyre nė Kongresin Amerikan. Dhe pikėrisht, nė nėntor 1984 shqiptaro -amerikani Joseph DioGuardi , anėtar i Partisė Republikane u zgjodh anėtar i Kongresit Amerikan nė njė distrikt tė shtetit tė Nju Jork qė pėrfaqėsohej nga demokratėt pėr 50 vjet rresht
Emri i DioGuardit nė Amerikė ka njė pėrqasje pėr nga veprimtaria atdhetare nė ndihmė tė ēėshtjes kombėtare shqiptare me Abdyl Frashėrin. Nuk mund tė lėsh pa pėrmendur veprimtarinė e tij ēerekshekullore pėr ardhmėrinė e Kosovės dhe fatin e kombit shqiptar nė mijėvjeēarin e ri.
Joseph DioGuardi ka lindur nė Bronks tė Nju Jorkut me baba shqiptar dhe nėnė italiane. Babai i tij erdhi nė Amerikė nga njė fshat arbėresh i Italisė, Greci, i banuar me shqiptarė tė shpėrngulur nga Shqipėria me 1461 si ushtarė tė Skėnderbeut ku dhe vetė Skėnderbeu qėndroi gjatė udhėtimeve tė tij nė ndihmė tė Mbretėrisė sė Napolit pėr tė luftuar francezėt. Ėshtė njė shqiptar me mision. Njė misionar i vėrtetė i shqiptarisė nė Amerikė. Pėr mė shumė se 25 vjet ai jeton midis trevave shqiptare nė Ballkan dhe Amerikės. Ku nuk ka shtegtuar DioGuardi nė mbrojtje tė ēėshtjes kombėtare shqiptare : nė Beograd, Stamboll, Australi, Londėr,Paris, Luksemburg, Vjenė, Prishtinė,Ulqin, Bajram Curri, Tiranė, Tetovė,Torontoe gjetkė. Ēudi, kjo ndodh pas mė shumė se njė shekull kur Abdyl Frashėrit s’i zinte kėmba dhe’ pėr Shqipėrinė nė verėn e 1878-ės duke trokitur dyerve tė kancelarive Europiane nė ndihmė tė Autonomisė sė katėr vilajeteve tė banuara nga shqiptarėt nė Ballkan.


(Tekstin e plotė mund ta lexoni tė premten nė publikimin e shtypur tė gazetės kombėtare “Bota sot” botimi i Diasporės – Perėndimit)

Abonohuni nė gazetėn “Bota sot”. Mundėsitė e abonimit janė nė Zvicėr e Gjermani.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus