Raport veprimtarie të punës 20- vjeçare të SHKSH "Kadri Zeka"

Diaspora

Raport veprimtarie të punës 20- vjeçare të SHKSH "Kadri Zeka"

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 19:13

Ditë ma parë në Kirchheim-Teck të Gjermanisë u kremtua 20-vjetori i veprimtarisë të SHKSH-së ”Kadri Zeka”. Kjo Shoqatë është themeluar më 12.09.1992, në Nürtingen të Gjermanisë, në kohën kur Serbia pushtuese në Kosovë kishte pushtetin ekzekutiv dhe në forma më barbare ushtronte dhunë dhe mbillte frikë mbi popullin e pa mbrojtur shqiptar...Mërgata punonte pa hezitim për ndërkombëtarizimin dhe çlirimin e vendit tonë nga okupimi shtypës i Serbisë mbi Kosovën.
Pamje e nxënësve të Shkollave shqipe të Shtutgardit me rrethinë me arsimtarët Zejnije dhe Zeqir Asllani, me rastin e 20- vjetorit të themelimit të SHKSH-së “KADRI ZEKA” të shoqëruar me një grup veprimtarësh, aktivistësh, publicistëve dhe gazetarëve.
Pamje nga publiku dhe vallëzimi gjatë manifestimit me rastin e 20- vjetorit të themelimit të SHKSH-së “KADRI ZEKA”. Këtë Manifestim me prezencën e tyre e pasuruan mysafirë të shumtë të lëmive të ndryshme si; veprimtar, nxënës, arsimtarë të burgosur politik, biznesmen etj.
Me këtë rast mësuam shumëçka për veprimtarinë e kësaj Shoqate, për aktivitetet e zhvilluara si në fushën e kulturës , humanitetit, dhe manifestimeve kombëtare...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat