Muzika shqiptare krijoi atmosferë impozante

Diaspora

Muzika shqiptare krijoi atmosferë impozante

Më: 1 tetor 2012 Në ora: 18:45

Të shtunën e fundit në Zürich u mbajt festivali i muzikës së përzier me zhanre dhe nacionalitete të ndryshme që jetojnë dhe veprojnë në Zürich. Motoja dhe qëllimi i këtij festivali ishte; këmbimi dhe përvojat e muzikave dhe kulturave muzikore të popujve dhe nacionaliteteve të jetës dhe veprimtarive të shoqatave, grupeve dhe shoqërive të ndryshme të muzikës popullore, folklorike, dhe aty këtu edhe të zhezit. Ajo çka e karakterizoj këtë vit festivalin e organizuar nga " Vert.igo Musik Festival" në kuadër të qytetit të Zürichut, dhe byrosë për integrimin e nacionaliteteve të ndryshme në zonën industriale në rrugën Bändlistrasse 86, pranë qendrës integruese Fabrik Quartier. Në kuadër të Shoqërisë Kulturore dhe Artistike "Dardania" morën pjesë: Nezir Hyseni (sharki), Hamit Shillova (meshnica), Ruzhdi Hajrizi (çifteli), Hisen Abazi (def) dhe Arbër Jetullahu (çifteli), të cilët prezantuan kulturën dhe traditën muzikore për mes këngës dhe valleve autoktone të trevave tona. Sipas përgjegjësit të këtij festivali Dominik Siegmann, këtë vit ishte paraparë të merrnin pjesë mbi 7 grupe apo shoqëri të ndryshme si: SHKA "DARDANIA", e cila ishte për ne një risi dhe një paraqitje shumë interesante, me veglat që ndoshta nuk kemi patur mundësi ti dëgjojmë kështu të gjalla, dhe ne jemi befasua me vallet dhe këngët që u interpretuan nga orkestra pa nota dhe vërtet për mua ishte një mrekulli se si mund të koordinoheshin aq mirë instrumentalistët pa patur as nota as tekste përpara, prandaj ju lumtë se vërtet kishin një orkestër të shkëlqyer.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat