Atdheu që të lë të vdesësh

Diaspora

Atdheu që të lë të vdesësh

Më: 30 shtator 2012 Në ora: 19:04

Sikur, edhe Zoti ti ketë marrë mëri shqiptarët dhe tokat e tyre të thara nga etja pa ujë, të cilat nuk i digjte vetëm dielli nga lartë, por pyje dhe fusha u bënë shkrumb e hi, nga flakët e zjarreve të vëna, përmes dorës së "njeriut" nga poshtë dhe të nxehtit e madh që solli natyra kësaj vere mbi to.

Ne shihnim me keqardhje përmes ekraneve televizive, zjarrfikësit e lodhur të cilët në mungesë të mjeteve, përveç bartjes mbi shpinë të trastave me ujë maleve që digjeshin, jo rrallë duhej t`i shtynin me dorë edhe automjetet zjarrfikëse, për të arritur deri në vendin ku kërkohej ndihma e tyre, derisa shpenzimet e ministrave dhe qeveritarëve të këtij vendi të varfër, nuk njohin kufij.

Si për çudi,mu në një vend të tillë plot mëkate udhëheqëse dhe qeveritare nuk kanë të ndalur reklamat televizive, madje vazhdon të flitet me shumë pompozitet edhe në këtë gjendje për “qeverisje të mirë”!...e cila përveç tjerash, vazhdon të ndihet shumë rehat dhe komode edhe me veriun e vendit të pushtuar nga hordhitë kriminale serbe dhe grupet e organizuara të UDB-sw, të cilat luftojnë pareshtur për ndarjen e asaj pjese nga tërësia e "paprekshme" e territorit të Kosovës.

Shteti ynë i "lirë" dhe i "pavarur" pas pak më shumë se 4 vitesh pavarësie (të shpallur), rrezikohet gjithnjë e më seriozisht nga përpjekjet e pandërprera serbe për ndarjen e veriut. Madje, me kohëve të fundit tendencat e tilla bëhen gjithnjë e më të qarta deri te shtrimi i kërkesave të hapura nga zyrtarët e Serbisë siç u veprua së fundi nga kryeministri serb Daçiq, i cili kërkoi që territori ynë edhe ashtu i cunguar, i vogël dhe i kufizuar e rrethuar gjithandej me shqiptarë të mbetur padrejtësisht jashtë kufijve aktual të shtetësive tona, të rindahet dhe copëtohet edhe një herë, për tu ngushtuar deri në pakuptimësi.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat