CDU-ja dhe Gjermania do ta mbështesin Kosovën edhe në të ardhmen

Diaspora

CDU-ja dhe Gjermania do ta mbështesin Kosovën edhe në të ardhmen

Më: 24 shtator 2012 Në ora: 18:34

Shoqata “Jetullah Islami” po lënë gjurmë të pashlyera në zhvillimin dhe prezantimin e kulturës shqiptare në Gjermani.

Në kuadër të javëve ndërkulturore të përvitshme që organizon qyteti i Kielit, e që marrin pjesë me organizimet e tyre të gjitha komunitetet e huaja që jetojnë në këtë qytet, ka tetë vite radhazi që pjesë e këtij evenimenti është edhe Shoqata Shqiptaro-Gjermane “Jetullah Islami”. Edhe sivjet në kuadër të këtyre ditëve të kulturës që u mbajtën që nga data 7 - 23 shtator, kjo Shoqatë u paraqit në mënyrë madhështore. Fillimisht me 15 shtator, me moton, Njihni ju Shqiptarët, u mbajt një manifestim dinjitoz ku u prezantua kultura shqiptare në të gjitha segmentet. E, sidomos vlen të veçohet e dhëna, se këtu morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve gjermane qoftë ato politike, shkencore, kulturore etj. Ky manifestim fillimisht u hap nga historiani Nue Oroshi, i cili në gjuhën gjermane e bëri një përshkrim të shkurtër historik të ardhjes së shqiptarëve në Gjermani, si dhe, në veçanti në qytetin e Kielit. Ku tha se shqiptarët në numër më të madh në Gjermani erdhën kah fundi i viteve gjashtëdhjeta dhe fillimi i viteve të shtatëdhjeta.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat