Kosova promovohet në Nju Jork dhe Uashington DC

Diaspora

Kosova promovohet në Nju Jork dhe Uashington DC

Më: 24 shtator 2012 Në ora: 18:31

Me qëllim të tërheqjes së investimeve në Kosovë Agjencia për Promovimin e Investimeve ka mbajtur një takim në Nju Jork me biznesmenë shqiptaro-amerikan. Takimi i mbajtur në "Ben and Jack´s Steakhouse" me pronar shqiptarë,i paraprinë Konferencës së Investitorëve e cila mbahet sot në Uashington.
Kjo konferencë vlerësohet si mundësi e mirë që Kosova të prezantojë mundësitë e saj për investime të huaja direkte.
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e zëvendëskryeministres Kusari – Lila, delegacioni i biznesmenëve dhe afaristëve nga Kosova, tha se do të vizitojë edhe disa kompani të njohura amerikane. Në këtë takim merr pjesë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Besim Beqaj.
Këtij delegacioni, i janë bashkëngjitur mbi 50 biznese nga Kosova me qëllim të promovimit të produkteve vendore, krijimit të partneriteteve të mundshme biznesore, si dhe promovimit të investimeve të suksesshme, që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në Kosovë. Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë si Behgjet Pacolli, të Odës Ekonomike Amerikane, të Dhomës Shqiptaro-amerikane të Tregtisë, konsulli i Kosovës Fatmir Zajmi, Mark Gjonaj i sapozgjedhur në Asamblenë e Nju Jorkut, Elmi Berisha dhe shumë biznesmenë e veprimtarë të diasporës në SHBA.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat