Zvicra dërgon azil kërkuesit e refuzuar me njëherë në shtëpi – pa para udhëtimi

Diaspora

Zvicra dërgon azil kërkuesit e refuzuar me njëherë në shtëpi – pa para udhëtimi

Më: 23 shtator 2012 Në ora: 00:13

Kush vjen nga një shtet evropian të sigurt nga përndjekjet dhe paraqet kërkesë për azil në Zvicër, dhe të llogarisë me atë, që brenda disa ditëve do të dërgohet prapa në shtëpi: Si risi Zvicra zbaton një procedurë shumë të shpejt në rastet qartë të pa arsyetueshme të azil kërkuesve nga vendet evropiane të liruara nga obligimi i vizave.

Ne do të vendosim shumë më shpejtë: Kërkesat e parashtruara për azil nga personat të cilët vijnë nga shtetet evropiane të sigurta nga përndjekjet dhe nuk kanë nevojë për vizë hyrëse për Zvicër, do të trajtohen në mënyrë absolutisht prioritare‘‘, deklaron Mario Gattiker, drejtor i autoriteteve zvicerane për migracion. Konkretisht kjo do të thotë, që si për shembull azil kërkuesit nga Serbia, Maqedonia apo Bosnja e Hercegovina apo edhe të tillë nga ndonjë shtet i unionit evropian, që pranë arritjes së tyre në qendrat e pranimit aty me njëherë të informohen se sa të vogla janë gjasat e pranimit të kërkesës së tyre për azil. Por nëse ata përkundër të gjithave paraqesin kërkesë për azil, ata do të regjistrohen shumë shpejtë dhe do të merren në intervistë. Normalisht autoritetet vendosin brenda 48 orëve pas intervistës së parë të te dhënave personale mbi kërkesën për azil. Te rastet e refuzimit të kërkesës të personave nga shtetet evropiane të liruara nga obligimi i vizave, të cilët nuk e respektojnë afatin e gjatësisë së vizës, normalisht zbatohet ndalesa e hyrjes në vend. E njëjta gjë vlen edhe për personat të cilët e kanë prishur rendin publik ( si p.sh. sepse ata kanë kryer vepra kriminele), kanë paraqitur disa herë kërkesa për azil si dhe nërastet drastike të keqpërdorimeve. Nëse e lejojnë rregulloret e të drejtës së Schengen-it, ndalesa e hyrjes në vende të këtij unioni, vlen për të gjitha vendet anëtare të tij, porse kjo ndalesë hynë ngadalë në fuqi, kështu që personat e prekura nga kjo ndalesë mund të kthehen pa probleme në vendet e tyre amë.

Nuk ka ndihma financiare

Enti zviceran për migracion edhe nga ana financiare i ka tërhequr frerët: Kërkuesit e azilit nga shtetet e lartë përmendura tani më që një kohë të gjatë nuk marrin mjete ndihmesë për kthim në vendlindje. Si risi, edhe të hollat për udhëtim me lartësi prej 100 Franga për person të rritur do të eliminohen. Trajtime mjekësore marrin vetëm në raste urgjence.
Pse mbahet ky drejtim i ngurtë? ,,Ne nuk mund të lejojmë, që personat, të cilët nuk janë të përndjekur, të e shfrytëzojnë sistemin tone, dhe të banojnë në strehimoret tona, dhe ne të mos kemi më vend për refugjatë të vërtet, të cilët vinë nga regjionet tjera të krizave dhe kanë nevojë akute për mbrojtjen tonë’’, arsyeton strategjinë e re shefi i migracionit Mario Gattiker. Përballë rritjes masive të numrit të kërkesave tani duhet të ndërmerret diçka, thotë shefi i migracionit zviceran.

Mbrojtja në shtetet e sigurta zakonisht e garantuar

Shtetet e përmendura të liruara nga vizat mund të shihen si shtete të sigurta ndaj përndjekjeve. Qeveria e Zvicrës, për këtë arsye, këto shtete i quan si ,,Save Countris‘‘ (,,Shtete të sigurta’’). Në këto vende origjine mbrojtja adekuate shtetërore nga përndjekjes zakonisht është e garantuar edhe për pakica. Për këtë arsye mund të konkludohet, që kërkuesit gjegjës evropian të azilit në tërësi nuk kanë nevojë për mbrojtje nga përndjekjet në kuptim të ligjit për azil.

Humbja e lirisë së udhëtimit

Që nga fillimi i vitit 2012 janë regjistruar 3242 kërkesa për azil të personave nga tre shtetet e lartë përmendura. Vetëm 4 kërkesa janë pranuar, 117 persona Zvicra i ka pranuar përkohësisht, pasi që për këto raste specifike kthimi prapa në shtetet e tyre origjine nuk ishte i arsyeshëm. Kuota e pranimit të azilit është shumë e vogël – pra, shumica e azil kërkuesve nga këto shtete nuk kanë se çka të fitojnë, kur ata paraqesin kërkesë për azil në Zvicër. Ata bile, përkundrazi, humbin shumë: Lirinë e udhëtimit në hapësirën e Schengen-it dhe mbi të gjitha parat, të cilat i kanë shpenzuar për udhëtim.

Enti Federativ për Migracion

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat