Diaspora

Kontribut i rėndėsishėm i shqiptaro-amerikanėve

Bota Sot | 22.09.2012 10:55
Kontribut i rëndësishëm i shqiptaro-amerikanëve

Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga mori pjesė sot nė manifestimin e shėnimit tė 16-vjetorit tė aktivitetit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), me ē’rast iu drejtua tė pranishmėve me njė fjalė rasti.“Kontributi i shqiptarėve tė Amerikės dhe i miqve tanė, kongresistė, senatorė, intelektualė dhe veprimtarė tė tė gjitha fushave ėshtė shumė domethėnės pėr vetėdijesimin e opinionit te brendshėm dhe te jashtėm, pėr krijimin e platformės sė drejtė dhe tėrėsisht civilizuese. Falėnderoj pėr angazhimin dhe pėr prezencėn kėtu juve kongresist i nderuar Eliot Engėl, ambasadore Rozmari Di Karlo, ambasador Frank Vizner, zėvendės ndihmės sekretar i shtetit Filip Riker dhe juve tė gjithė tė tjerėve qe e forconi bashkėpunimin nė idealet e pėrbashkėta tonat.

Ne kėtė ditė jam e nderuar tė kujtojmė shėmbėlltyrėn e djemve tė batalionit “Atlantiku”, qė kapėrcyen oqeanin pėr t’i dalė zot Kosovės nė lirinė e saj.

Rruga jonė drejt lirisė ishte plot sakrifica, qė kulmin e arriti me luftėn e lavdishme tė UĒK-sė, tė komandantit legjendar Adem Jashari, tė bijve dhe tė bijave mė tė mira tė atdheut. Platforma jonė politike, internacionalizimi i ēėshtjes sė Kosovės, u bė nė sajė tė lėvizjes intelektuale dhe gjithė popullore tė udhėhequr nga Presidenti i parė i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, qė me programin largpamės pėr liri, pavarėsi dhe demokraci mobilizoi popullin me politikėn aktive paqėsore.


Nė kėtė vit tė 100 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, populli shqiptar ėshtė i lirė dhe zot i vetvetes kudo qė jeton. Sot kemi njė bashkėpunim tė fuqishėm nė tė gjitha fushat qė do ta zhvillojmė pėr prosperitet, pėr paqe dhe stabilitet pėr bashkėpunim dhe fqinjėsi tė mirė me tė gjithė popujt dhe me tė gjitha vendet.


Nėse shekulli XX mbahej mend pėr shpalljen e pavarėsisė dhe krijimin e shtetit shqiptar, shekulli XXI shėnohet me shpalljen e pavarėsisė sė Republikės se Kosovės. Kėto dy vepra madhore patėn sukses fal ndihmės sė SHBA-sė, presidentėve Wilson, Klinton dhe Bush dhe miqve tanė ndėrkombėtarė.


Tė nderuar bashkėkombės tė mi, tė nderuar miq amerikanė, Ne po ndėrtojmė shtetet demokratike me vizionin e qartė, tė anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian, nė familjen e popujve tė lirė, tė dinjitetshėm dhe tė barabarte, dhe anėtarėsimin nė NATO, nė Aleancėn mė tė fuqishme, qė me intervenimin e saj , parandaloi gjenocidin dhe ktheu popullin nė trojet e veta. Republika e Kosovės dėshiron, tė bėhet anėtare e OKB-sė, sepse kėshtu e pėrmbyllim me sukses dhe nė mėnyrė tė drejtė njė kapitull tė historisė, tė punojmė pėr kauzėn nė tė cilėn besojmė. Pėr paqe, prosperitet, bashkėpunim dhe solidaritet ndėrmjet njerėzve”, tha ndėr tė tjera presidentja Jahjaga nė manifestimin e organizuar me rastin e 16-vjetorit tė themelimit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan.


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus