Goditet karteli shqiptar i kokainës në Itali, policia: Kryesohej nga 3 vëllezër, porositë bëheshin me Whats-App dhe Telegram

Diaspora

Goditet karteli shqiptar i kokainës në Itali, policia: Kryesohej nga 3 vëllezër, porositë bëheshin me Whats-App dhe Telegram

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 16:48
Ilustrim

Shtatë persona me kombësi shqiptare dhe kosovare që merreshin me trafik kokaine janë arrestuar në L'Aquila, Itali. Mësohet se për 5 prej tyre është vendosur masa "arrest me burg" dhe 2 të tjerë janë në "arrest shtëpie."

Grupi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Grupi merrej me transportin, blerjen, shitjen, posedimin dhe transferimin e kokainës.

Policia italiane ka shpallur në kërkim 5 persona të tjerë të cilët dyshohen se janë të lidhur me këtë veprimtari kriminale.

Emrat e peronave të arrestuar nuk bëhen ende me dije. Kokaina e futur në territor ishte në sasi të mëdha: rreth 2 kilogramë çdo 10 ditë, e ardhur nga Lazio dhe Campania.

Operacioni u kodua ”Kuti Magnetike", pasi policia mundi të vendoste një magnet në paketimet e kokainës për të gjurmuar grupin.

Operacioni filloi në vitin 2018, pas një sekuestrimi të një kilogrami kokainë në  L'Aquila. Shitja bëhej në parqe dhe pranë qendrave tregtare, me pak fjalë, në vende të frekuentuara, ku shitjet binin më pak në sy.

Hetimi bëri të mundur rindërtimin e fakteve për një periudhë gati dyvjeçare, gjatë së cilës u monitoruan jo vetëm shitjet me pakicë të kokainës, drogë për të cilën kërkesa në L'Aquila është gjithnjë e më e lartë, por edhe i gjithë organizimi.

Partneriteti kryesohej nga tre vëllezër, të cilët menaxhonin të gjithë trafikun duke përdorur njerëz të tjerë të besuar, shpesh me lidhje gjaku, të cilët ishin të përfshirë në funksione të ndryshme me kujdestarinë, paketimin dhe shitjen me pakicë të kokainës, e lehtësuar edhe nga fakti që bashkëpunëtorët komunikonin me lehtësi në gjuhën e tyre amtare, si dhe duke përdorur terma të koduar dhe duke komunikuar përmes kanaleve Whats-App dhe Telegram, në mënyrë që të lehtësonin aktivitetet e zbatimit të ligjit.

Gjatë operacionit u sekuestrua sasi e madhe kokaine. Prandaj hetimi i dha një goditje të rëndë furnizimit dhe shitjes së kokainës në qytetin L'Aquila, duke çmontuar një nga organizatat që vitet e fundit ishte krijuar në territor me synimin për të ofruar një shpërndarje të gjerë të drogës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat