Theret me thikë 47-vjeçari shqiptar në Itali

Diaspora

Theret me thikë 47-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Një murator shqiptar rreth 47-vjeç është plagosur me thikë në Rivoltella di Desenzano në Itali.

Autori është një 50-vjeçar me precedent penal, ndërsa sherri ndodhi jashtë një lokali. Debati verbal agravoi dhe italiani nxori thikën duke qëlluar shqiptarin në krah.

Deri në momentin e mbërritjes së ambulancës shqiptarit në ndihmë i erdhi një mjek që u gjend rastësisht në vendin e ngjarjes duke bllokuar gjakderdhjen.

Disa orë më pas autori i fshehur në shtëpinë e një çifti u prangos, ndërsa tashmë do të akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat