Fundoset bosi shqiptar që u kap me 1.1 milion paund kokainë

Diaspora

Fundoset bosi shqiptar që u kap me 1.1 milion paund kokainë

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 19:16
Muhamet Qosja

Mediat britanike shkruajnë se një shqiptar është burgosur për 10 vjet pasi është kapur me një sasi kokaine që kapte vlerën e 1.1 milion paundësh, si dhe me armë.

Kokaina e pastër u gjet në banesën e 29 vjeçarit Muhamet Qosja, konkretisht nën shtratin e fëmijëve të tij.

I riu shqiptar u kap tetorin e vitit të kaluar teksa lëvizte me makinë, ndërsa pas kontrollit në banesë iu gjet edhe sasia e madhe e kokainës.

Fillimisht në makinën e shqiptarit u gjetën 23 mijë paund “Cash”, kjo çoi policët që të kryenin një kontroll në banesën  e 29-vjeçarit shqiptar ku zbuluan më pas se kishte armë dhe drogë.

Qosja, i cili e ruante drogën përpara se t'ua shpërndante tregtarëve në rrugë - u mburr përpara efektivëve se kishte hyrë fshehurazi në Britani në mënyrë të paligjshme në 2014 dhe kishte vendosur të merrej me trafik narkotikësh, sepse “fitonte shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat