Ngjarje e pazakontë: Shqiptari i heq prizën respiratorit, vdes 76-vjeçari grek

Diaspora

Ngjarje e pazakontë: Shqiptari i heq prizën respiratorit, vdes 76-vjeçari grek

Më: 8 prill 2021 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur  në spitalin e Kryqit të Kuq në Athinë.

Një 60-vjeçar me origjinë shqiptare, ka pranuar se ka hequr prizën e respiratorit që mbante në jetë një 76-vjeçar grek i cili ndodhej në gjendje të rëndë i prekur me Covid 19.

Si pasojë e heqjes së prizës,76-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa autoritetet thonë se gjatë orëve në vazhdim  do të vendosë nën arrest 60-vjeçarin shqiptar, ç’ka deri tani nuk është bërë e mundur, pasi ai  është i infektuar  me Covid 19 dhe duhet të mbahet në spital.

Ndërkohë, prokuroria njoftoi se nisi një hetim lidhur me ngjarjen, ndërsa i pyetur prej agjentëve, të cilët e intervistuan autorin të veshur me pajisje të posaçme, 60-vjeçari deklaroi se e bezdiste zhurma e pajisjes dhe  se ishte ankuar pranë stafit mjekësor, por askush nuk  kishte bërë asgjë sipas tij.

Mësohet se 60-vjeçari ishte shtruar në pavion të mbështetjes intensive, por pa qënë i lidhur me aparatura dhe atij nuk i jepej oksisgjen.

Ngjarja ka shokuar opinionin vendas, ndërsa policia thotë se do të verifikojë të shkuarën e tij penale, ndërsa i ndjeri do të ekzaminohet edhe prej psikologëve për të zbardhur tërësisht ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat