13 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës: “Vendi Im”, Edicioni i 4të!

Diaspora

13 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës: “Vendi Im”, Edicioni i 4të!

Nga: Beqir SINA Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 20:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

NEW YORK NY : “Vendi im” është koncerti që edhe këtë vit, bashkojë disa nga artistët e Diasporës shqiptare në SHBA. Ky është i katërti vit në radhë, që komuniteti i artistëve shqiptar, ka zgjedhur që me një concert të larmishëm me muzikë të zhanrve të ndryshme për të festuar Ditën e Pavarësië së Kosovës.

Këtë vit për ndryshe nga tre vitet e kaluara, nga pandemia koncerti ishte virtual – dhe u realizua në formën me profesionale, të këtyre kushteve të “imponuara” . Por, pavarësisht, masave kufizuese të pandemisë, në New York, artistët shqiptarë e mbajtën koncertin më 26 shkurt, ofruar në një nga mjediset e restorantit të famshëm “Çka ka Qellue”, duke na krijuar një skenë me motive autentike shqiptare, ku nuk mungoi dhe flamuri Amerikan, dhe ai i Republikës së Kosovës.

Koncerti që zgjati 51 minuta dhe nisi me hymnin e Republikës së Kosovës, u transmetua në rrjetin social Facebook, Youtube, dhe në televizionin “Kohavizion”, e cila kishte edhe ekskluvitetin e saj, trasmetuar nëpërmjet platformës së tyre.

Edhe, pse këtë vit Koncerti “Vendi im” i cili i është dedikuar pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurtit, dhe u realizua në një format ndryshe, sipas organizatorëve në dekleratat e tyre në rrjetet sociale thuhet se “ tradita e këtij koncerti do të vazhdojë……”.

Koncerti i titulluar “Vendi im”, thanë ata sjell për çdo vit në New York, një mbrëmje me këngë shqipe, ku janë përfshirë të gjitha trevat shqiptare, përfshirë këtu opera e vepra të kompozitorëve të njohur, shqiptar nga Tirana e Prishtina.

Aida Gashi, menaxhere e festivalit “Vendi im”, tregoi për televizionin e njohur të komunitetit shqiptar “Albanian Culture TV”, arsyen pse u mendua se eventi duhet të zhvillohej pavarësisht pandemisë.

Ajo citohet të ketë thënë se : “Koncerti “Vendi im” ka nisur që në vitin 2018 dhe sivjet kemi menduar që ta zhvillojmë sërish, sepse njerëzit kanë nevojë për muzikë, për art. Ergin Oda, organizatori më telefonoj dhe më tha se edhe këtë vit koncerti do bëhet edhe pse virtualisht. Muzika në këtë koncert është 100 % shqiptare dhe ne si mërgatë kemi obligim të organizojmë evente të tilla”.

Për, Aida Gashin, festat e fundvitit duket se do të na bëjnë bashkë përsëri : “Shpresojmë që në fund të vitit të organizojmë një koncert për publikun dhe të këndojmë së bashku muzikë shqip”, shprehet menaxherja e Koncertit festiv “Vendi im”, Aida Gashi.

Joana Kaini, që e ka vitin e dytë që merr pjesë në këtë concert, i tha televizionit “Albanian Culture” një ditë para shfaqjes, se “Është viti i dytë që unë marrë pjesë, sapo kisha ardhur në New York, mora pjesë në eventin e parë, edhe këtë vit do të jem pjesë. Eksperienca është shumë e bukur, sepse ndihesh si në shtëpi, një ambient me artistë të gjithë shqiptarë. Mua në New York më duket vetja si në shtëpi, sepse ka shumë shqiptarë dhe mua më kanë ndihmuar dhe përkrahur shumë.”

Artisti i talentuar, Shpend Xani, i cili ka moderuar edhe koncerte të tjera në komunitet, në fjalën e tij hapse tha se : “Ky koncert tani me i pervitshem, i dedikohet Pavarsise se Kosoves. Koncerti si i tille, nder tjera ka per qellim kultivimin e melosit te pasur shqiptar, me vizionin per t’u shenderruar ne nje simbol ruajtjesh vlerash e traditash shqiptare. “

Ai më pasë shfaqi kenaqesine qe nga New Yorku me artistet e komunitetit shqiptar ketu, permes muzikes, te lidhemi dhe te festotojme me gjithe shqiptaret ne bote, kudo qe jane.

“Ky vit, ndryshe nga e kaluara, tha Xani, na gjene te izoluar per shkak te pandemise. Si rezultat, arti dhe kultura ne pergjithesi jane goditur me se shumti. Megjithate, ne vendosëm qe t'ua sjellim këtë koncert në një format alternativ, me qellim qe tradita dhe kultura të ruhet, kultivohet dhe të përcillet tek' gjeneratat e reja!”

Falenderojme gjithë artistet pjesemarres te skenes dhe ata ne prapaskene, që me punen, talentin dhe vendosshmerine e tyre bën te mundur realizimin a ketij koncerti.

Për çdo vjet formati i koncertitit dedikuar pavarësisë së Kosovës, ndryshon, tha moderatori : “Ne vitin qe shkoi koncerti "Vendi im" solli folklorin shqiptar ne frymen e muzikes klasike, ndersa kete vit kemi sjell program me te larmishem, qe prek te gjitha ngjyrat e melisot shiptar, ne krye me maestrot e muzikes shqipe, kompozitore e autorë tekstesh, si: Prenk Jakova, Aleksander Peci, Avni Mula, Severin Kajtazi, Muharrem Qena, e te tjere”. ne kete skene me motive autentike shqiptare, ofruar nga “Cka ka Qellu” do interpretojne:

Mira Konçi – Kengtare

Ergin Oda – Bariton

Lori Miho – Kengtare

Joana Kaimi – Violine

Gjilberta Lucaj – Violonçel

Faton Macula – Guitar

Yasuhiko Fukuoka – Piano

Klajdi Cerriku – Fiz-harmonike

Akreoma Saliu – Balerinë

Në ndërkohë që në pjesën e parë të koncertit zunë vend kompozitorët shqiptarë të muzikës së filmit, koncerti “Vendi im” dedikuar 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka vazhduar me jare, romanza e shansona shqiptare, duete dhe ne pjesen finale te koncertit, u prezantua një formacion me kolazh këngësh shqipe.

Paraqitësi i këtij koncerti, Shpend Xani, para se të "binte perdja" e koncertit, me kolazhin këngëve ne formacion, në emër të organizatorve dhe protagonistve të koncertit "Vendi im" falenderojë të gjithë ata që i përkrahën, dhe ata që u a mundësuan që edhe kësaj radhe të vashdojnë traditën e nisur katër vjet më parë, nga Konsullata e Përgjithëshme e Republikës së Kosovës, në New York, që çdo herë të ju sjellin në komunitet, një program cilësor.

Për këtë vit koncertin e 4të "Vendi im" tha paraqitësi i këtij koncerti, aktori Shpend Xani, një falenderim special, shkon per te gjithe ata bashkepunetorë, qe per kater vite me rradh, mbeshtesin projektin me nje dashamiresi duke kontribuar qe muzika e paster shqipe te vij ne pah dhe qe festa e Pavarsise se Kosoves te kremtohet me kaq dinjitet, muzike te bukur dhe dashuni:

"Falenderojme Dr. Shpresa Xhakli, qe per kater vite me rradhe mbeshtet kete ngjarje aq te rendesishme, Sokol Malush-aga e Eduard Malushi nga Ari Group qe i jepni shpirt pjeses me te rendesishme te realizimit te ketij koncerti - produksionit, restorantin 'Dua Kafe' per perkrhajen dhe restorantin 'Cka Ka Qellu' per bujarine, mikpritjen dhe hapsiren e skenes, dhe te gjithe ata qe ne cfaredo forme kane ndihmuar realizimin e ketij koncerti.

Falenderojme drejtuesit dhe producentet e kesaj ngjarje; Drejtorin Artistic Ergin Oda, menagjeren organizative Aida Gashi, dhe shume bashkepunetor te tjere qe kane luajtur nje rol te rendesishem ne pjesen realizuese. Ne fund ju falenderojme juve publik i dashtun per kohen, vemendjen dhe perkrhajen tuaj."

Me deshiren qe Kosoves dhe gjithe shqiptareve t'u prije e mbara, ju pershendes per t’u takuar serish vitin e ardhshem. Gezuar Pavaresine Kosove! tha Shpend Xani.

Drejtori artistic i Premierës së koncertit “Vendi Im”, Edicioni i 4të!, Ergin Oda, shkruan në llogarinë e tij në Facebook, :

Faleminderit qe na qëndruat pran’ gjatë gjithë kësaj periudhe, mbështetja juaj është motiv për ne!

Dua t’a falenderoj gjithë kastin për profesoinalizmin, përkushtimin dhe për performancat e shkëlqyera: Mira Konci, Ergin Oda, Lori Miho, Gjilberta Lucaj Cohen, Joana Kaimi, Faton Macula, Klajdi Cerriku, Yasuhiko Fukuoka, Akreoma Saliu, Shpend Xani

Faleminderit Drejtorit të fotografis’ Adriatik Berdaku për një punë Fantastike, Bravo! Faleminderit Yasuhiko Fukuoka për një sound kristal t’pastër! Faleminderit Jose del Carmen Martinez për ndriqimin filmik me shumë shije!

Mjeshtrit të fotografis’ Ilir Rizaj faleminderit për t’gjitha ato momente t’bukra fotografie!

Ylber Cërvadiku - Faleminderit për dizajnimin e një posteri me shumë klas’.

Fadil Berisha - faleminderit për këshillat dhe suportin!

Besiana Kadare-faleminderit qe ndodhesh gjithmon’ pran’ artistëve, të duam fort!

Faleminderit Menaxherës së Projektit Aida Gashi për punën e pa lodhur dhe dedikimin, ështe knaqesi të punoj me ty!

Faleminderit shtyllave të këtij Eventi të Përvitshëm: Dr. Shpresa Xhakli

Arkitektëve:

Sokol Malushaga e Eduard Malushi dhe Kongresistit të Dashtun: Joseph DioGuardi, Faleminderit qe ndodheni aty se her’ e kërkon nevoja, pa Ju ky Koncert nuk do bëhej!

Mirënjohje pë mbështetje fisnike: DUA KAFE me pronar Bobian Demçe, SHEHU CO me Pronar Shemsi Shehu dhe Albanian American Civic League.

Faleminderit

Dardan Noka dhe Grupi Koha, na e keni bërë jetën shumë të leht’ me profesionalizmin dhe mbështetjën, faleminderit qe u bët’ pjes integrale e Koncertit, Erjona Gjikolli, Mimoza Koprani, Gili Hoxhaj, Alberina Haxhijaj, dhomës së montazherëve, faleminderit pa-fund...

Mediave të tjera si: Top Channel, Radio Televizioni Shqiptar’, VizionPlus, RTV Dukagjini, Radio Kosova, faleminderit për mbulimin e aktivitetit nga ana Mediatike, ishte knaqesi te bashkpunojm’

Faleminderit gjithë atyre qe në vend të një bilete të zakonshme, vendosën të donojn’ për t’mbështetur dhe respektuar punën e artistëve.

Dhe në fund, shkruan Ergin Oda : Faleminderit publik i dashtun qe na mbështesni dhe doni, për ju është bërë dhe ta shijoni në maksimum/ Photo credite Ilir Rizaj/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat