Shqiptari qëllohet disa herë me thikë në mes të qytetit të Barcelonës

Diaspora

Shqiptari qëllohet disa herë me thikë në mes të qytetit të Barcelonës

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Një burrë me origjinë shqiptare u godit disa herë me thikë në mes të ditës në kryeqendrën e Barcelonës.

Ngjarja u regjistrua në rrugën “Consolat del Mar” mesditën e së premtes.

Viktima, një shtetas shqiptar, u trajtua shpejt nga agjentët e Gardës, deri në mbërritjen e shërbimeve mjekësore.

Më pas një ekip mjekësor ishte në gjendje të stabilizonte të plagosurin  në vendin e plagosjes dhe më pas u transferua në një qendër shëndetësore aty pranë për shërimin e tij.

Policia ende nuk i di arsyet e goditjes me thikë. Për momentin, nuk ka pasur arrestime, por policia rajonale ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat