Mërgimtari dhe bilbili

Diaspora

Mërgimtari dhe bilbili

Nga: Adem Bytyçi Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:14
Adem Bytyçi

Herët n`mëngjes

dëgjoj një bilbil

një këngë t'bukur

ai e ligjëron,

jam n'vend t'huaj

e nuk e kuptoj.

 

Bilbil i dashur!

Nuk po t'kuptoj

epia flutiro !

Ti n'Kosovë shko!

 

Je njëri largët

lotët t'i shof ndër sy

Këngën e ndërpres

dëgjoj porosi!

 

Bilbili dashur epja flutro

ti n'Kosë shko

përshëndetma Kosovën

Prekazin heroik,

Buletinin Trim ,

Drenicën e Azem Galicës

Ujëvarën e Mirushës

Llapushën Kammer Rames ,

Historinë e Llozicës

Që nuk harrohet kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat