Trafik droge nga Shqipëria e Amerika e Jugut drejt Italisë, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

Diaspora

Trafik droge nga Shqipëria e Amerika e Jugut drejt Italisë, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

Më: 14 janar 2021 Në ora: 22:32
Një grup prej 40 personash janë vënë nën hetim nga autoritetet italiane të dyshuar si trafikantë të lëndëve narkotike mes Shqipërisë, Amerikës Jugore dhe Italisë

40 persona janë vënë në hetim, për trafik droge që është kryer mes Shqipërisë, Amerikës Jugore dhe Italisë. 19 prej tyre janë arrestuar nga Guardia Di Finanza në Itali. Hetimet kanë nisur në vitin 2016, ndërkohë janë sekuestruar tonelata droge.

Një grup prej 40 personash janë vënë nën hetim nga autoritetet italiane të dyshuar si trafikantë të lëndëve narkotike mes Shqipërisë, Amerikës Jugore dhe Italisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “SAUDADE-bis” janë ekzekutuar 19 masa ndalimi, ndaj shtetasve italianë e shqiptarë, 2 persona janë lënë në arrest me burg, 9 në arrest shtëpie e 8 të tjerë me masë detyrim paraqitje.

Personat e vënë nën masa ndalimi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge e pjesëmarrje në aktivitet kriminal.

Sipas policisë këta persona janë të dyshuar për trafikun e marijuanës, hashashit e kokainës përmes rrugës së Adriatikut dhe rrugëve të tjera ajrore.

Ndalimi i tyre është bërë pas kontrollit të disa banesave nga forcat policore në Lombardi, Liguria, Veneto e Emilia-Romagna.

Hetimet kanë nisur më vitin 2016 nga Guardia di Finanza e Milanose duke çuar në sekuestrimin e rreth 2 tonë drogë me vlerë 5 milionë euro.

Më pas në 2017, në kuadrin e këtij operacioni u kap në brigjet e Puglias një gomone 10 metra e gjatë me rreth 1.5 tonë drogë që trafikohej nga Shqipëria, për të cilën u vunë në pranga 2 skafistë shqiptarë.

Hetimet kanë zbardhur të gjitha degët e veprimit të grupit kriminal në Itali, ndërsa është bërë neutralizimi i plotë i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat