Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me pemën, kush është 22-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Diaspora

Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me pemën, kush është 22-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 07:22
Gevis Muhaj

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur në Itali.

Ngjarja, sipas mediave vendase, ka ndodhur në Ferrara.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30 të kësaj të diele pranë Celletta-s.

Image

Viktima është një i ri 22-vjeçar me origjinë shqiptare, Gevis Muhaj, i cili jetonte në San Biago të Argenta.

I riu shqiptar, sipas mediave italiane punonte mekanik dhe në drekë po kthehej për në shtëpi, kur në të dalë të një kthese humbi kontrollin e makinës së tij tip “Ford” duke u përplasur me një pemë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat