Nënës nuk i doli shpirti pa e parë djalin

Diaspora

Nënës nuk i doli shpirti pa e parë djalin

Nga: Reshat Badallaj Më: 9 gusht 2011 Në ora: 09:46

Thonjtë gjakpirës të Serbisë ishin të gjatë për të bërë copë-copë çdo që shkonte në dëm të interesave të tyre. Syri vëzhgues e kësaj kulshedre vëzhgonte çdo cep të Kosovës. S´do mend se krah i forte iu kishte bërë argati i ca langojve që punonin kundër shqiptarëve që nga ajo ditë që i kishte rënë koka në dyshek. Shqiptarët me kohë e kishin nisur vallën e lirisë edhe pse ishin duarthate. Ndërkaq, serbët zotëronin makinerinë e luftës. Kur plasi në Prishtine, demonstrata revolucionare morën pjesë i madh e i vogël. Sehir bënin vetëm ata që ishin denbabaden zagare të Serbisë. Qentë ishin të betuar në rrugën e Satrabit Tito, shqiptare urrejtës, që të vriste natën dhe të qante ditën. Mbrëmjen e 11 marsit te vitit 1981, shpërtheu në mensën e studenteve. Unë dhe Hajredin Muja dolëm pa një pa dy në ballë të kolonës. Shih për këtë, haberi ishte dhënë në fshatin tim në Zhur, ca tellallë që flinin te Simiqi. Kishte shumë të drejt kur thoshte Mitrush Kuteli:"Fshati im rreng me lugetër". Por, i bëja pyetje vetës:Ç´dreqin ka fshati im me Serbinë. Kur u kthyem në fundjavë nga Prishtina në Zhur se ishim student filloi kalvari i dyshimeve. Pa zbritur nga autobusi, Xhelalit, tani profesor në Prizren, një langua i thotë:"Kush po e kërkon Shqipërinë, le te thejë qafën atje..." Ishte prekur tej mase i shkreti.

Filluan arrestimet

Zagarët serbianë iu turren fshatrave të Kosovës, që ishin 780 fshatra etnikishtë të pastra. Hijenat, lagje më lagje derë më derë hynin dhe shanin çdo gjë shqiptare. Shanin e shanin dhe bënin konkurrent se kush është më i zoti. Se cili po e merre bajrakun, për t’i dërguar procesverbalet në UDB dhe në Komitet. Në lagjen tonë i detyronin ca tellallë që të thërrasin lagjen se sonte kemi mbledhje për t’i dënuar armiqtë e Serbisë. Një këlysh shkruante me kalem procesverbalet dhe kur dilte u zgërdhinte tamam si qen dhe i thoshte qeniujk, Ymerit te Azimit:"Kije me pa shka kam shkrue për nacionalistët..." Dhe qeniujk ia rrinte shpatullat. Ca këlysh të tjerë ia palonin këpucët dhe ia mbanin setrën UDB-ashëve. Ymeri i Azemit, zanatin e afijes e kishte nga babai që ishte bashkëpunëtori i Gojko Popoviqit. Kishin shumë medalje nga serbët dhe ecnin me fedellëk. Qentë nuk e dhanë asnjë fjalë të keqe për barbarët serbë. Në kupë të qiellit i ngrinin serbianet...

Filluan arrestimet. Pas këtyre të lehurave të langojve serbiane, kudo në Kosovë filluan arrestimet e "Nacionalistëve, separatistëve, irredentisteve, shovinisteve..." Dënimet nga më të ndryshmet, nga politikanet serbian: Azem Vllasi, Ali Shukriu, Sinan Hasani, Kole Shiroka, Rahman Morina , Mahmut Bakalli, Fadil Hoxha, Bajram Selani, Hysamedin Azemi... shtypi,Tv...

Lehnin sepse kishin të drejt, sepse paguheshin për këtë punë. Në këtë valë arrestimesh më morën. Muharrem (emri i vërtete Rexhep) MEHMETAJ, ishte qaush në stacionin e policisë serbe në Zhur. E diel ishte. Me dorëzoi ne dorën e UBD-shit Zenel Celina. Zenel Celina ishte UBD-ash me zë, si soji i Hysen Prushit. Personalisht, nuk e njoh, por ne thonim mos u bë spiun si Hysen Prushi. Se kush është Hysen Prushi, kërkoni më thellë në google... Vëllanë tim e arrestuan Mitatin, Hajredinin po ashtu. Ishim nja njëzetë persona që nuk na linin rehat këlyshët e Serbisë. Një pasdite, "Te shpia e Xhevries", kështu i thonim ne, e kapen edhe Nargimin. Nargimi i dades Xhevë, me këtë emër njihet në fshat, në cepë të setrës mbante shkabën e zezë, që ishte therë në sy për langojtë serbian dhe plisin e bardh në kokë. Plisi i bardh tamam si bora e pashkelur e Pashtrikut plak. Bandës së egërsuar çetniko-serbe i prinin qentujk Nijaziu i Dalipit. Dalipi, në kurthën serbe e qiti trimin Hasan Alin-Hasan Remnikun. Hasani u vra atëherë vet i shati në afërsi të mullirit në Kabash. Me "Yrysh" e kapen Nargimin. Deshën t´ia shkulin me dhune shkabën nga setra. Dhe qentujk, që kishin marrë disa dekorime nga Beogradi, bashkë me ca xhandar që kishin marrë me veti. Ia kapen plisin, ia gjuajtën në tokë. Shkele i thanë. Jo, i´u përgjigj Nargimi. Shkele, shkele me bërtim e detyruan, i nxirren dhëmbët si qentë e nkequr. Nargim Begaj, i dadës Xhevë, nuk e shkeli, se nuk e shkeli. I ranë qentë deri kur u lodhën i binin në sy të popullit. Do të shihemi prapë i thane langojte e Serbisë. Nargimi hundë e dhëmbë të thyer erdh në Zhur. E kishte shtri dada Xhevë në shtrat. Ishte pa babë. Të varfër deri në palcë, Qaza i vëllai, nuk punonte se hiq nuk ia donte shpirti punën. Dada Xheve ishte mbesë e Topojanit të Shqipërisë. Ndërkaq, Hajredinin e kishte djalë teze.

Ikja nga Kosova

Një natë vonë u mblodhëm kokë më kokë. Nuk jetohet më kështu nga këta gjakpirës. Po e marrim arratinë. U vendos që ditën kur të mbahet turniri i futbollit në muajin maj të ikin. Të ikin përtej bjeshkëve. Në Shqipëri. Ne përcjellje ishte Agimi i Istref Bajres-Badallaj. Ndarja ishte në mal. E dhimbshme! Ne ndarje Hajredini dhe Nargimi i kishin thënë Agimit: herë do kur do të shihemi.

Në Shqipëri i ndajnë. Hajredini në Tiranë, ndërkaq Nargimin e largojnë në Skrapar. I pari vazhdon degën e Muzikës dhe e mbaron. Martohet me Majlinden. Nargimi mbaron Fakultetin atje. Familjen dhe Zhurin e kishte marrë malli. Jo të gjithë. Jo bandën titiste-komuniste, sepse për ta ishim armiq. Ca vite me vonë ky mallë shuhet pak se TV shqiptar në programin e vitit te Ri, e dha Hajredin Mujen si dirigjent. Ju tha ‘ja ku jam, jem gjallë’...

Dhjetë vjet më vonë, Hajredini ilegalisht vjen në Zhur vetëm për dy net, Ademin te vëllaun nuk e gjen. Ademi shumë herët po ashtu kishte qenë në Shqipëri, në Fier, shtatë vjet i shkreti kishte kaluar atje, nëna i kishte vdekur. At botë unë kisha dalë nga burgu, Shema më i vogli vëlla i Hajredinit, erdhi natën në derë. Qeni linte me të madhe. Reshat, eja se një "myzhde" do ma japish. Ka ardhur Hajredini, po do me u takua me ty. E pabesueshme. U takuam. Dinte çdo gjë për ne, për burgun për vrasjen e zhurianëve më 28 mars 1989...

Shumë më vonë, Nargim Begaj, vendos me gruan të kthehet në Zhur përgjithmonë. Nuk isha atje, isha larg afro 3000 kilometra. E takon nënën dhe vëllain Qazen. Çmallet me ta. I dëshpëruar tej mase, kthehet prapë në Shqipëri. Nëna bëhej vrer. Or, bir nanën nuk e gjë më të gjallë. Dhe vërtet nëna e Nargimit, sëmuret për vdekje. E dërgojnë në spital, si themi ne nga anët tona pa shpirt. Mjekët, i kishin thënë Qazes se nuk ka shpëtim i ka orët e numëruara. Nuk i del se nuk i del shpirti. Qaza e lajmëron Nargimin. Vjen nga Shqipëria e drejt në spital, pa u ndalur në Zhur. Hynë brenda në spital. Te shtrati i vdekjes, Nargimi i thotë:"Nanë Nargimi jam”. Vetëm njëherë i hapi sytë, e shikoi dhe pa përgjigje e lëshoi shpirti. Ndjese pastë! Nargimi ia vuri dorën për t´ia flladitur shpirtin. Ishte vonë. Ajo, iku për të mos u kthyer kurrë më. Nargimit i mbeti peng që nuk i´a dha të paktën një gotë ujë...

Çarçafin e bëri ujë me lot. E bënë xhenaze dhe e varrosen në Zhur. Ajo, iku me shumë vuajte me shpirti në qiell, me shumë vuajte nga tradhtarët e kombit. Nargimi iku në Shqipëri. I´a kishte lanë amanet Qazes që t´i dërgoj lule dhe ujë te varri...

Ndërkaq, tradhtarëve të kombit vetëm qentë po ia vizitojnë varret dhe po ia psh... me lezet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat