Ndërroi jetë aktivisti i komunitetit tonë Fran Sokoli (1935-2019)

Diaspora

Ndërroi jetë aktivisti i komunitetit tonë Fran Sokoli (1935-2019)

Nga: Tome Mrijaj Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 06:46
Fran Sokoli

Ditën e premte, më 1 nëntor 2019, në "North Shore Hospital" Long Island, New York, në moshën 84-vjeçare (në orën 6:30 të mbrëmjes), u nda nga jeta ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli, I rrethuar nga fare fisi, motra e tijZoja me djalin e saj Antonin dhe me shumë pjesëtarë të tjerë të familjes së tyre.

Kush ishte Fran Sokoli?

Për disa dekada me radhë, në komunitetin shqiptaro amerikanë në New York, kam pasur fatin, nderin dhe privilegjin e veçantë të njihem nga afër dhe të zhvilloi shpesh biseda të ndryshme të kohëve të shkuara, me shumë personalitete, të cilët ishin arratisur nga rregjimi burg komunist në Shqipëri dhe nga kthetrat e rregjimit antishqiptar serbokomunist në Kosovë.

Bisedat e shpeshta me miqët e rinj këtu në SHBA, zhvilloheshin për periudhë ne lirisë para ardhjes së rregjimit komunist, dhe për vite te vështira të sistemit dictatorial ateist dhe bolshevik, që fatkeqsisht u instalua me shpejtësi në Shqipëri.

Çdo njeri prej tyre, kujtonte momentetë dhimbshme të largimit me keq ardhje nga vendlindja për arsye të bindjeve antikomuniste.

I tillë ishte edhe ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli. Ai lindi në katundin Bugjon të Pukës. Babai I tij Smajl Qerim Sokoli, vinte nga një familje patriotike me tradita të hershme atdhedashurie, ku feja dhe atdheu ishin gjerat më të shtrenjta dhe të lidhura ngushtë me njera tjetrën.

Rrugën e babai e vijuane dhe katër fëmijët: dy vëllezërit dhe dy motrat. Smajli mori me vete jashtë Shqipërisë në moshë të re djalin e madh Franin, ku, kaloi kufirin mes shumë peripecive. Posta e kufirit ishte vënë në alarm, për të kapur babë e bir, por Zoti dhe fati ishte me të arratisurit.

Ai me babain e tij u arratisën nga Shqipëria në vitin 1951, pikërisht atëherë kur vala e persekutimit të egër komunist ishte në zenith.

Atë natë shumë bashkatdhetarë të tjerë morën rrugën e mergimit. Ai jetoi me babain e tij në Kosovë (ishJugosllavi) në komunën e Burimit (Istog) dhe në disa qytete të tjera të Kosovës, si: në Pejë, Gjakovë, Prishtinë dhe Podujevë. Në Kosovë, Frani mbaron shkollën e mesme.

Në vitin 1952, babain e tij e arrestojnë dhe e zhdukin pa lënë asnjë gjurmë UDB-ja jugosllave. Me 1 janar të vitit 1955, ai largohet në drejtim të Italisë, ku vendoset nëkampet e refugjatëve politikë. Sërisht ai lëviz drejt një bote më të lirë.

Edhepse jetonte në Itali, ai mendonte të shkonte drejt SHBA, ku, liritë dhe të drejtat e njeriut respektohen dhe mbrohen me ligj. Kështu mbasi plotëson dokumentet,në nëntor të vitit 1955, me një aeroplan zbret në aeroportin JFK në New York.

Me të mbërritur në tokën e shpresës së madhe për çdo emigrant, që vinte nga shtetet, ku, diktaturat komuniste ishin në fuqi, ai bashkohet më bashkëatdhetarët e tjerë dhe organizatat e hershme me ideale të pastra nacionaliste dhe patriotike shqiptare, të cilat ishin kundërkomunizmit në Shqipëri dhe lirisë dhe pavarësisë së Kosovës martire, që ishte e pushtuar nga kolonizatorët serb.

Në vitet në vijim, ai inkuadrohet si marinas në ushtrinë amerikane, duke shërbyer në disa vende, shtete të SHBA dhe bazën ushtarake amerikane në Gjermani.

Gjatë bisedave të shpeshta me Franin, ai kujton, se një ditë një ushtarak I lartë e pyeti atë, se pse ai kishte dëshirë të shërbente në ushtrinë amerikane dheFrani me sinçeritet dhe brengën, që I vlonte në gji I thotë hapur: “Unë qysh në fillim e kam urryer me shpirt komunizmin dhe rregjimin e tij në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo që më ka munduar dhe më brengos gjithë jetën është fakti se komunistët jugosllav më arrestuan babain tim dhe deri më sot nuk e di se ku është ai…”

Fran Sokoli, në vitin 1961 lirohet nga shërbimi ushtarak dhe fillon punën në Manhattan, NY, pranë “Bank Irving Trust Company”. Në vitin 1966, zgjidhet antari Këshillit të Kishës Zoja e Këshillit të Mirë, Bronx, New York, ku punon për shumë vite si arkëtar I saj.

Frani martohet me Fiora Destanisha, vajza e nacionalistit të shquar shkodran Kapiten Gjon Destanisha, I cili edhe ky vritet barbarisht në Prishtinën ga UDB-ja jugosllave, ku edhe sot e kësaj dite nuk I dihet varri…

Franisi aktivisti palodhur bëhet krahu I djathtë dhe bashkëpunëtor I ngushtë I meshtarit të shquar mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989), themeluesit të kishës së pare katolike shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” (sot Zoja e Shkodrës)në SHBA.

Ai merr pjesë në të gjithë aktivitetet fetare, kulturore dhe patriotike, që meshtari I shquari komunitetit tone mons. Oroshi dhe shqiptaroamerikanë e tjerë, organizojnë demostrata të shumta kundër diktaturës komuniste në Shqipëri dhe për lirinë e Kosovës.

Qysh në fillim është antar I redaksisë “Jeta Katholike Shqiptare” (1966), sot “Jeta Katolike”. Franin e shohim vazhdimisht në të gjithë aktivitetet që organizon kasha dhek ontribuon me bujarie dhe financiarisht saherë që komuniteti ynë kishte nevoj.

Po thuajse në çdo aktivitet ashtu dhe për ngritjen e pervitshme të flamurit shqiptar, më 28 nëntor të organizuar nga mons. dr. Zef Oroshi, shumë here Frani ishte I zgjedhur si drejtues i takimeve përkujtimore historike.

Një rast tjetër I rëndsishëmishte demostrata para organizatës së OKB, kundër qeverisë komuniste të Tiranës, e cila kishte pushkatuar meshtarin dom Shtjefen Kurtin pse kishte pagëzuar një fëmijë në vitin 1974. Kjo vrasje barbare u bë shkak që të diskutohet nga kongresistët edhe në Kongresin Amerikan.

Në vitin 1982 aktivisti I palodhur Fran Sokoli në Kongresin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit (1962) zgjidhet arkëtar I saj.

Frani, dallohet këtu për kontributin e madh me ide dhe mendime pozitive, përmbarëvatjen e Lidhjes në fjalë, duke bashkëpunuar me drejtuesit dhe shumë përsonalitete të shquar të kohës.

Lajmet ëith ta I vinin Franit nga Shqipëria. Familja e tij, që kishte mbetur në Shqipëri I ishte nënshtruar me dhunë persekutimit të egër komunist.

Si kudo në Shqipërie dhe në Pukë dhe katundet e sa jvala e replezarjeve, arrestimeve, gjyqeve fallco pa avokat mbrojtës ishin bërë të përditshme.

Kështu vëllai I vogëli Franit, i cili po kryente shërbimin ushtarak “gjendet” I vdekur …, ndërsa nëna e tij vdes nga turturat…

Asokoke kudo në qytete dhe fshatra bëheshin arrestime dhe pushkatime pagjyq, në rrugë, male, gropa, shkurre, buzë lumenjve etj., dhe trupat e viktimave antikomunistë hidheshin në ujerat e ftohta apo humnera, për t’u mosu gjetura snjëherë nga pjesëtarët e familjeve patriote antikomuniste, që po humbisnin njerëzit e tyre më të dashur…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat