Këshilli rajonal i Lombardisë mocion për të kthyer Alvinin nga Siria, në Itali

Diaspora

Këshilli rajonal i Lombardisë mocion për të kthyer Alvinin nga Siria, në Itali

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:17
Alvin Berisha

Këshilli Rajonal i Lombardisë ka aprovuar një mocion ku i kërkon qeverisë italiane e në veçanti Ministrisë së Jashtme e Ministrisë së Brendshme të përshpejtojnë dialogun diplomatik për kthimin e  vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha, sot 11 vjeç, nga kampi të burgosurve sirianë në Al – Hol, në verilindje të Sirisë, tek familjarët e tij në Itali.

Mocioni i propozuar nga këshilltarja, Paola Romeo e Partisë Forza Italia u aprovua me unanimitet nga të gjithë anëtarët e Këshillit Rajonal të Lombardisë, ku i kërkohet qeverisë italiane të nisin sa më shpejt dialogun diplomatik dhe me autoritet shqiptare mbi këtë rast si dhe dialogun diplomatik me Ambasadën Italiane e ambasadën Shqitapre në Turqi.

"Alvin Berisha ndodhet në një kamp të burgosurish ish-terroristë të ISIS në Siri e pas vdekjes së nënës së tij, ndodhet aty i vetëm, duke përballuar një tjetër luftë që mund të lë plagë të thella tek ai. Prandaj institucionet kanë për detyrë të reagojnë e ta kthejnë Alvin sa më shpejt pranë familjes së tij në Itali", ka deklaruar për mediat italiane nismëtarja e këtij mocioni, Paola Romeo.

Gjithashtu është hedhur propozimi i rishikimit të mundësisë që 11 vjeçari,  Alvin Berisha të marr nënshtetësinë italiane si anëtarë i një familje emigrantësh e integruar plotësisht në shoqërinë italiane.              

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat