Gati ngritja e Institutit tė Kujtesės pėr zbardhjen e krimeve komuniste
Kryeministri Berisha flet nė mbledhjen grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, duke e konsideruar si tė dhimbshme vrasjen e 19 personave identiteti i tė cilėve ende nuk ėshtė bėrė i ditur, nga regjimi barbar komunist. Berisha tha se 19 personat janė ekzekutuar nga regjimi i Enver Hoxhės. Janė gjetur trupat e 19 tė ekzekutuarve. Nuk dihet koha. Janė kėto tė grupit tė deputetėve, tė ekzekutar pa gjyq, apo ngjarjeve tė ambasadave, kėtė do ta thonė analizat u shpreh kryeministri. Sipas kreut tė qeverisė ėshtė e sigurt se ata janė ekzekutuar me njė plumb pas koke. Kryeministri pohoi se pas analizave tė ADN-sė do identifikohen viktimat. Berisha tha se edhe pse ligji i lustracionit nė konflikt tė plotė u hodh poshtė, demokracia mbi varre nuk mund tė flerė. Kreu i qeverisė ka kėrkuar ngritjen e Institutit tė Kujtesės, tė ngjashėm me institutin ēek, qė synon tė zbardhė tė vėrtetėn e barbarive tė regjimit komunist. Instituti ka tė drejtėn e dėrgimit nė Prokurori tė materialeve qė faktojnė krime tė rėnda, por ska tė drejtė tė ketė seksione prokurorie e gjykate, shtoi ai. Sipas kreut tė qeverisė, Instituti me tė vėrtetat qė do u japė shqiptarėve, mund tė japė kontribut nė ndarjen e shoqėrisė shqiptare nga diktatura. Ndėr tė tjera, nė mbledhjen e grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Berisha ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka nisur vitin me njė start tė paprecedentė. Ai tha se nė janar tė 2010-ės janė rritur ndjeshėm eksportet nė krahasim me 2009-n.
Berisha: Po dyfishohen eksportet e prodhimeve shqiptare dhe po verifikohet rritja e ndjeshme e rieksporteve dėshmon pėr forcėn e ekonomisė sė vendit
Kryeministri vuri nė dukje se statistikat faktojnė qė nė janarin e viti 2009 Shqipėria eksportoi 56, 7 mijė ton mallra me nje vlerė prej 1 miliard e 413 milion lekė,kurse nė janarin e viti 2010 eksportet shqiptare rriten nė rreth 103 mijė ton. Kjo rritje nė tonazh theksoi kryeministri, nė mėnyrė tė pėrpiktė dhe akoma mė tė thelle ndjek rritjen nė vlerė nga 1 miliard e 400 milion tė janarit tė vitit 2009, eksportet e janarit tė vitit 2010 arrijnė nė 3 miliard e 455 milion lekė, pra mbi 100 %. Kryeministri Berisha bėri tė ditur gjatė kėsaj mbledhje, zbulimin e njė varreze masive nė veri tė Tiranės. Mjerisht mė duhet tė kaloj nga njė lajm i mirė, nė njė lajm thellėsisht tronditės, prekės deri nė thellėsi tė shpirtit dhe ndėrgjegjes njerėzore. Zbulimin e varrezės masive nė veri tė Tiranės. Nė kėtė vend nė afėrsi tė njė reparti ushtarak janė gjetur trupat e 19 tė ekzekutuarve me nje plumb nė kokė. Kryeministri u shpreh se qeveria do ta trajtojė nė mėnyrėn mė serioze dhe tė vendosur kėtė ēėshtje. Kjo varrezė me njerėz tė ekzekutuar nga regjimi komunist, u shpreh kryeministri ėshtė njė apel pėr tė gjithė shoqėrinė shqiptare pėr tė mos i lėnė shpirtrat e tyre nė harresė.
Nė fjalėn e tij, Kryeministri Berisha u shpreh: Sė pari dėshiroj tu pėrshėndes dhe vij tek ju me dy probleme njėri prej tė cilėve thellėsisht pozitiv dhe i paprecedent qė konsiston nė dyfishimin e eksporteve Made in Albania, nė janarin e kėtij viti, krahasuar me janarin e vitit 2009, si dhe rritjen e ndjeshme tė rieksporteve nė janarin e kėtij viti krahasuar me vitin 2009. Statistikat faktojnė se nė janarin e viti 2009 Shqipėria eksportoi 56, 7 mijė ton mallra me njė vlerė prej 1 miliard e 413 milion lekė. Kurse nė janarin e viti 2010 eksportet shqiptare rriten nė rreth 103 mijė ton. Kjo rritje nė tonazh nė mėnyrė tė pėrpiktė dhe akoma mė tė thelle ndjek rritjen nė vlerė , nga 1 miliard e 400 milion qė ishin eksportet e janarit tė viti 2009, nė 3 miliard e 455 milion lekė, nė janarin e 2010-s,pra mbi 100 % . Kjo ėshtė rritja mė ė madhe, mė e paparė ndonjėherė ēka dėshmon se ekonomia shqiptare nis me njė stad tė paprecedent. Kėto ditė po lexoja parashikimet e njėrės prej bankave mė tė mėdha dhe mė serioze tė Evropės dhe vlerėsimet pėr ekonominė shqiptare ishin mė maksimalet. Sipas vlerėsimeve tė Bankės Uni Credit, ndėr mė kryesoret nė Evropė, Shqipėria kėtė vit do tė ketė njė rritje rreth 9 %. Kur e lexova para dy ditėsh pėrshėndeta parashikimin optimist, por gjithashtu urova qė ta kemi, por kur shoh kėto statistika,them me bindje se parashikimi do tė jetė njė realitet. Po kjo bankė jep njė rritje prej 7 % pėr vitin 2009. Megjithatė eksporti dhe rritja e tij nė njė ekonomi si kjo e jona , e cila nuk ka si qėllimin mė kryesor rritjen e eksporteve ėshtė jashtėzakonisht domethėnėse. Reformat e kėtij vendi janė konsoliduar. Kjo do tė thotė punėsim dhe garanci pėr vendet e punės, pėr kontingjentin mė tė madh tė tė punėsuarve nė sektorin privat. Rieksportet janė mallrat ė cilat vijnė pėr tu pėrpunuar nė Shqipėri dhe rieksportohen. Shumica janė prodhimet e kėpucėve, tekstilet dhe tė tjera. Edhe ato kanė njė rritje tė admirueshme, por rėndėsinė kryesore e ka eksporti I vendit. Ai tregon forcėn e ekonomisė sė vendit, por pėr hir tė sė vėrtetės edhe nė sektorin e rieksportit ku janė mbi 100 mijė shqiptarė tė punėsuar pritet njė vit i bardhė, i bardhė si dėbora e Dajtit, tė cilėn pata kėnaqėsinė e madhe ta shijoj. Duhet ta dini se nga tė gjitha bulevardet e natyrės, pėr mua dėbora ėshtė bulevardi i tė gjitha bulevardeve.
Rieksportet nė vitin 2009 kanė qene 6,2 mijė ton me njė vlerė prej 5,2 milard. Nė vitin 2010 vlera e tyre ėshtė rritur nė 6 miliard. Pra ka njė rritje nė muaj prej 800 milion dhe njė rritje prej rreth 17 apo 18 % krahasuar me janarin e viti tė kaluar ēka do tė thotė se ka njė shtim tė sigurte tė vendeve tė punės dhe punėsim nė kėtė sektor shumė punėsues. Ky ėshtė sektori mė punėsues nė Shqipėri krahasuar me sektorėt e tjerė. Mund tru them kėtu se tė tilla janė edhe tė dhėnat e bankave tė cilat kanė patur njė rikthim tė shpejtė tė depozitave. Tė nderuar deputetė ky ėshtė njė fillim shumė I mbarė. Ekonomia shqiptare ėshtė entuziaste, ndofta nuk kam statistika tė tjera, por jam i sigurte se nuk ka vend tjetėr qė shėnon dyfishimin e eksporteve nė janarin e 2010-s. Pra nis njė vit shumė i mbarė.
Kthehu | 08.02.2010
br> br>
Pacolli merr konfirmime pėr kundėrshtim tė Rezolutės serbe
Nju Jork - Nė ditėn e dytė tė takimeve tė tij lobuese,...
Serbia shpėrndan pamflete nė Nju Jork - kundėr pavarėsisė sė Kosovės
OKB - NJU JORK : Gazet...
Lajme
Serbia shpėrndan pamflete nė Nju Jork - kundėr pavarėsisė sė Kosovės [08.09.2010]
Pacolli merr konfirmime pėr kundėrshtim tė Rezolutės serbe [08.09.2010]
Njė tėrmet i fuqishėm tronditė Zelandėn e Re [08.09.2010]
Pėrmbytjet marrin 11 jetė nė Meksikė [08.09.2010]
Migiro: Shqipėria ėshtė njė vend model qė po ecėn shumė shpejt [08.09.2010]
Tjera
Nė Sarandė pritet tė pėrmirėsohet furnizimi me ujė tė pijshėm 07.09.2010
Ruli: Opozita tė ngrejė njė komision parlamentar investigues pėr tė shqyrtuar gjithė dosjet e koncensioneve 07.09.2010
Basha: Gjatė javėve nė vazhdim, vendimi pėr vizat 07.09.2010
Meta: Serbia duhet tė respektojė opinionin e GJND-sė 07.09.2010
Berisha inauguron spitalin e ri tė Kavajės, investim 1 miliard lekė 07.09.2010
Berisha shtron iftar me rastin Muajit tė Shenjtė tė Ramazanit 07.09.2010
Policia merr masa pėr ndeshjen Shqipėri-Luksemburg 07.09.2010
Banorėt e Dukatit, rrethojnė Karaburunin 07.09.2010
Zv.sekretarja e OKB-sė, viziton sot Shqipėrinė 07.09.2010
Miratohet nga Komisioni i Jashtėm i PE heqja e vizave 07.09.2010


Lojė e madhe shpėrblyese e gazetės Bota Sot nė diasporė
Doli nė shitje Kosovarja nė diasporė
Kėto dhe shumė materiale tė tjera mund ti lexoni nė numrin e ditės sė enjte tė gazetės Bota sot
