Nuk ka paqe për çiklistin e njohur

Çiklizëm

Nuk ka paqe për çiklistin e njohur

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 13:56
Jan Ullrich

Jan Ullrich nuk po gjen dot paqe. Pas shumë problemeve me alkolin dhe drgoën, çiklisti gjerman është arrestuar në Frankfurt. Sipas “Bild” ai akuzohet për dhunë ndaj një prostitute.

Çiklisti ishte kthyer nga Mallorca për të vazhduar terapinë e varësisë nga alkoli. Tashmë ai është në paraburgim. Gjithashtu media njofton se ai ka qenë nën efektin e alkolit dhe drogës gjatë momentit të arrestimit. Fituesi i Turit të Francës ishte arrestuar edhe pak ditë më parë në Mallorca për sulm ndaj fqinjit të tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat