Ullrich në telashe, sulmoi fqinjin e tij dhe u arrestua

Çiklizëm

Ullrich në telashe, sulmoi fqinjin e tij dhe u arrestua

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 19:26
Jan Ullrich

Jan Ullrich është në telashe. Ish çiklisti i njohur gjerman, që nga viti 2016 jeton në Mallorca, është arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi sulmoi fqinjin e tij, regjisorin Til Schweiger në banesën e tij.

Sipas medias gjermane, Ullrich, fitues i turit të Francës në vitin 1997, kishte kaluar gardhin e banesës së Schweiger, ndërsa ky ishte duke festuar me miqtë, shfaqjen në kinema të filmit të tij më të fundit ‘Honey in the Head’, festë në të cilën Ullrich nuk ishte i ftuar.

Sipas të përditshmes Bild, vetë Ullrich pranoi agresionin e kryer prej tij. “Isha në rajonin e policisë prej 5 orësh dhe mund të konfirmoj që ndodhi një incident me fqinjin tim Til. Nuk i imagjinoja kështu pushimet e mia”, tha Ullrich.

Gjermanit i ishte ndaluar t’i afrohej banesës së regjisorit, duke parë sjelljen e çuditshme të tij që ishte vënë re edhe nga një dëshmitar okular. Nuk është hera e parë që Ullrich ka probleme me ligjin.

Në 2014 u përplas me një makinë duke plagosur dy persona duke u dënuar me 21 muaj në lirim me kusht dhe 10 mijë franga gjobë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat