Anglezi Thomas Geraint “mbreti” i ri në Paris i edicionit të 105-të

Çiklizëm

Anglezi Thomas Geraint “mbreti” i ri në Paris i edicionit të 105-të

Nga: Fazli BERISHA Më: 29 korrik 2018 Në ora: 20:58
Çiklisti anglez Thomas Geraint fitues i edicionit të 105-të të Tour de France

Çiklisti anglez Thomas Geraint ka fituar edicionin e 105-të të Tour de France pas arriti kohë të përgjithshme prej 83h17' 13'.  Ndërsa çiklisti norvegjez Alexander Kristoff  ka triumfuar në etapën e 21-të të fundit, pasi shtegun Houilles - Paris Champs-Élysées të gjatë 116 kilometra e përshkoi për 002h46' 36''''.

Ka rënë perdja e edicionit të 105-të e garës më me nam të çiklizmit botëror Tur de France. Plotë 21 etapa në po kaq ditë ishin të mbushura me emocione, djersë, gjakosje, përplasje e ngritje por dhe me befasi. Askush para fillimit të këtij edicioni nuk e kishte zënë në gojë fituesin apo mbretin e këtij edicioni anglezin Thomas Geraint shokun e skuadrës së kampionit dhe katër herë fituesit Christopher Froome.  Janë mijëra e mijëra adhurues q[ kanë krijuar një atmosferë madhështore me nisje nga qyteti Houilles, që është qyteti i tretë nga 2012 i krahinës Yvelines  që nis etapa përmbyllëse e Tourit, pas Rambulliet dhe vitin e ardhshëm që nis nga Versaji. Janë  45 kilometra vetëm brenda Parisit me 7 rrathë, çiklistët e edicionit të 105-të të zhvilluan etapën e fundit dhe përmbyllën garën 21 ditore 3331 kilometra,  të  ndjekur nga një  publik madhështor  e entuziast, askund bomba, të gjitha kontrollet e dopingut negative, miliona sportdashës dhe me një atmosferë festive në ChampsElysees. Organizatorët duhet të jenë të kënaqur, ku mbi 14 milionë shikues ndoqën rrugëtimin me emocione, ankth e sfida të rrezikshme për çiklistët, te cilët na dhuruan në Turin e Francës. Thjeshtë si gjithmonë Tour de France nuk është vetëm çiklizëm, por përgjatë këtij rrugëtimi pasqyroi gjithë bukuritë natyrore, vlerat ekonomike, kulturore, historike, sportive dhe gjithë trashëgiminë kulturore që ka Franca dhe vendet kah kalon Turi..

Çiklisti anglez Thomas Geraint mori kryesimin dhe veshi fanellën e verdhë në etapën e 11-të dhe nuk u rrezikua asnjëherë deri në fund kur dhe u kurorëzua mbret në Paris, duke fituar edicionin e 105-të të Tour de France dhe duke u bërë madje anglezi i tretë, pas Brad Wingis më 2012 dhe Christopher Froome (2013, 2015, 2016 e 2017) që fiton garën dhe i vetmi që është lindur në Angli  duke arritur me kohë të përgjithshme prej 83h17' 13''. Në podium u gjenden Tom Dumoulin dhe fituesi  i katërfishtë Chris Froome. Fituesi Thomas Geraint  ka thënë në fjalimin për publikun: " ' Do të duhet pak kohë për t'u qetësuar nga ky gëzim  dhe kishte veshur flamurin e Uellsit mbi shpatullat e tij gjatë ceremonisë podium. '' Normalisht kjo fazë është me të vërtetë e vështirë, por sot unë vetëm duhej të notoja rreth tij. Kam pasur gunga të zeza gjatë garës. Falënderojë familjen dhe shokët e skuadrës veçmas Chrisin e miqtë tjerë. Vërtet jam shumë i lumtur.”

Etapën e fundit të 21-tën siç thuhet në zemër të Parisit e fitoi në një rivalitet të madh çiklisti norvegjez Alexander Kristoff  pasi shtegun Houilles - Paris Champs-Élysées të gjatë 116 kilometra e përshkoi për 02h46' 36'', duke lënë në vendin e dytë gjermanin John Degenkolb francezin Arbaud Denare në pozitën e tretë. Fitues në konkurrencën ekipore është skuadra Movistar Team.
 
Kush janë fituesit e fanellave?
 
1.      Një tjetër çiklist anglez  Thomas Geriant është fitues i edicionit të 105-të  dhe fitues i  fanellës së  verdhë me kohë të përgjithshme prej 83h17'13''.

Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 477 pikë e fitoi sllovaku Peter Sagan.

Çiklisti francez Julian Alaphilippe u shpallë Mbret i maleve pasi fitoi fanellën e bardhë me topa të kuq si maloristi më i mirë me 170 pikë.

Fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e fitoi çiklisti francez Pierre Roger LATOUR me kohë prej 83h 39' 26''.

Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak fitoi çiklisti irlandez Daniel Martin.

 Rezultatet e etapës së 21-të

1. ALEXANDER KRISTOFF (NOR)                        02H 46' 36''

2. JOHN DEGENKOLB (GER)                                 02H 46' 36''

3. ARNAUD DEMARE (GER)                                   02H 46' 36''   

4. EDVALD BOASSON HAGEN (NOR)                  02H 46' 36''   

5. CHRISTOPHE LAPORTE (FRA)                         02H 46' 36''

6. MAXIMILIANO ARIEL RICHEZ (ARG)                02H 46' 36''

7. SONNY COLBRELLI (ITA)                                   02H 46' 36''   

8. PETER SAGAN (SVK)                                          02H 46' 36''

9. ANDREA PASQUALON (ITA)                              02H 46' 36''

10.JASPER DE BUYST (BEL)                                 02H 46' 36''

 

Renditja e përgjithshme

1. GERAINT THOMAS (GBR)                      83H 17' 13''   

2. TOM DUMOULIN  (NED)                          83H 19' 04''

3. CHRIS FROOME  (GBR)                         83H 19' 37''

4. PRIMOŽ ROGLIC (SLO)                          83H 20' 35''

5. STEVEN KRUIJSWIJK (NED)                 83H 23' 21''

6. ROMAIN BARDET (FRA)                         83H 24' 10''

7. MIKEL LANDA MEANA (ESP)                 83H 24' 50''   

8. DANIEL MARTIN  (IRL)                            83H 26' 18''   

9. ILNUR ZAKARIN   (RUS)                          83H 29' 50''   

10.NAIRO QUINTANA (COL)                      83H 31' 31''

 

Renditja ekipore

1. MOVISTAR TEAM                                                250H 24' 53''

2. BAHRAIN - MERIDA                                 250H 37' 26''

3. TEAM SKY                                                 250H 56' 07''

4. TEAM LOTTO NL – JUMBO                   251H 12' 17''

5. ASTANA PRO TEAM                                251H 40' 25''

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat