Me risi fillon Tour de France – djersë dhe emocione plotë tri javë

Çiklizëm

Me risi fillon Tour de France – djersë dhe emocione plotë tri javë

Nga: Fazli Berisha Më: 6 korrik 2018 Në ora: 11:44
Ilustrim

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e parë

Një javë pa përfunduar evenimenti më i madh sportiv Botërori Rusia 2018, do të filloi një tjetër garë madhështore që do të mbajë në emocione miliona e miliona njerëz, gara çiklistike Tour de France. Përgjatë 105 viteve rrugëtimi i garës më të madhe dhe më me nam të çiklizmit, Tour de France ekspertët janë përkujdesur që ta bëjnë garën sa më joshëse, atraktive dhe konkurrente. Kështu që edicioni i 105-të do të nis me risi dhe do të jetë njëqind për qind francez pasi që vetëm 15 kilometra do të kalojnë nipër territorin spanjoll. Duke filluar nga e shtuna e 7 korrikut deri të dielën më 29 korrik 2018, edicioni i 105-të i Tour de France do të përbëhet nga 21 faza dhe do të mbulojë një distancë prej 3.351 kilometrash. Sa i përket shtigjeve dhe etapave do të jenë  8 etapa të sheshta., 5 faza kodrinore, 6 etapa malore dhe 3 ngjitje lartësi (La Rosière, Alpe d'Huez, Saint-Lary-Soulan), 1 kohë individuale, 1 kohë në gjykim  dhe 2 ditë pushim. Tour de France do të kalojë nëpër 9 vende ose qytete të reja Fontenay-le-Comte , Mouilleron-Saint-Germain , Sarzeau, Dreux La Rosière, Trie-sur-Baïse, Saint-Pée-sur-Nivelle, Espelette dhe Houilles.

Risitë

Gara nis me nga një çikist më pas pra 176 në vend të 192 sa ka qenë më herët.

3, 2, 1sekonda bonus  do t'u jepen tre të parëve dhe  10, 6, 4 Extra bonus sekonda bonus do të hiqen nga koha e përgjithshme e tre të parëve të secilës fazë normale të Tourit. Këto risi mendohet se do ti japin dinamikë garës .

Rikujtues për adhuruesit

Çka paraqet fanella e verdhë? Fanella e verdhë shënon garuesin në renditjen e përgjithshme, e cila u shërben shikuesve që gjatë garës të njohin çiklistin që kryeson garën dhe favoritin për ta fituar garën. Thuhet se zgjedhja ngjyrës nuk kaq enë e diktuar nga askush as nga sponsorët (sikur në Girod'Italia). Legjenda thotë se fanella me ngjyrë të verdhë ishte e vetmja ngjyrë e stofit që u gjend në ato momente në treg (dyqan.).

Po fanella e gjelbër?

Përveç fanellës së verdhë garuesit në Tour de France luftojnë edhe për fanellën e gjelbër, të cilën e bartë sprinteri më i mirë.

Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti që më me sukses i kalon shtigjet malore(çiklisti kodrinor). Ndërsa, fanellën krejt të bardhë e bartë çiklisti më i mirë i ri në Tour de France. Numrin dhe ngjyrën në çdo garë të çiklizmit e përcakton organizatori, ndaj këto dallohen nga gara në garë. Por këto janë shenjat dalluese të Tour de France. Ky është viti i katërt me radhë kur fanella krejt e kuqe me numrin 1 i jepet çiklistit më agresiv gjatë garës në një etapë.

Image

Kush janë favoritët për këtë edicion?

Në këtë edicion favoritë llogariten çiklistët më me nam si  Richie Porte, Chris Froome, Tom Dumoulin, dhe Vincenzo Nibal që synojnë për të përsëritur triumfin e Eddy Merckx, Jacques Anquetil, Bernard Hinault dhe Miguel Indurain për pesë fitore në Tour de France.

Etapa e parë në shtegun Noirmoutier-en-l'Ile - Fontenay-le-Comte, të gjatë 189 kilometra do të jetë e sheshtë. Çiklistët nisen nga ishulli Noirmoutier, me 9600 banorë e që merren kryesisht me turizëm e ku mbahen festivale muzike verë e dimër. Ndërsa gara mbyllet në qytetin  Fontenay-le-Comte, me 35 200 banorë, të citë merren me bujqësia, manaferra e fasule të njohura, ndërkaq ka edhe një bazë ushtarake. Sikur që është i njohur për teatro verore të hapura, festivale të muzikës klasike eqë ndryshe njihet si qytet i artit  dhe i historisë.

Orari dhe etapat
 E 1, 7 korrik: Noirmoutier-en-l'Ile - Fontenay-le-Comte, 189 km
 E 2, 8 korrik: Mouilleron-Saint-Germain - La Roche-sur-Yon, 183 km
 E 3, 9 korrik: Cholet - Cholet (TTT), 35 km
 E 4, 10 korrik: La Baule - Sarzeau, 192 km
 E 5, 11 korrik: Lorient - Quimper, 203 km
 E 6, 12 korrik: Brest - Mure de Bretagne Guerlédan, 181 km
 E 7, 13 korrik: Fougères - Chartres, 231 km
 E 8, 14 korrik: Dreux - Amiens Metropolis, 181 km
 E 9, 15 korrik: Arras Citadelle - Roubaix, 154km
16 korrik: Ditë pushimi
 E 10, 17 korrik: Annecy - Le Grand Bornand, 159 km
 E 11, 18 korrik: Albertville - La Rosière, 108 km
 E 12, 19 korrik: Bourg-Saint-Maurice Les Arcs - Alpe d'Huez, 175 km
 E 13, 20 korrik: Bourg d'Oisans - Valence, 169km
 E 14, 21 korrik: Saint-Paul-Trois-Châteaux - Mende, 187 km
 E 15, 22 korrik: Millau - Carcassonne, 181 km
 23 korrik: Ditë pushimi

 E 16, 24 korrik: Carcassonne - Bagnères-de-Luchon, 218km
 E 17, 25 korrik: Bagnères-de-Luchon - Saint-Lary-Soulan (Kolonel Portet), 65km
 E 18, 26 korrik: Trie-sur-Baïse - Pau, 172 km
 E 19, 27 korrik: Lourdes - Laruns, 200 km
 E 20, 28 korrik: Saint-Pée-sur-Nivelle - Espelette (ITT), 31 km
 E 21, 29 korrik: Houilles - Paris Champs Ely

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat