Froome: S’kam përdorur doping - Bota Sot
Froome: S’kam përdorur doping

Çiklizëm

E mërkurë, 23 maj 2018

Froome: S’kam përdorur doping

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 18:29
Chris Froome

Çiklisti britanik Chris Froome ka konfirmuar edhe një herë për mediat se nuk ka përdorur doping, pavarësisht se analizat e dala nga një test antidoping në Vueltën e Spanjës e kanë nxjerrë atë pozitiv. Froome, që vjet fitoi si Turin e Francës ashtu dhe Vueltën, deklaroi se gjithçka erdhi si pasojë e përdorimit të një substance prej astmës, ndërkohë që normat e substancës së ndaluar ishin disa herë mbi normën e lejuar. “Nuk kam bërë asgjë të gabuar. Është e vështirë të pranosh këto akuza dhe këtë situatë, por jam përqendruar te gara, tek objektivat e mi. Unë, më shumë se kushdo, dua që ky process të mbarojë sa më shpejt. Rasti im nuk ka asgjë të ngjashme me atë të Contador, pasi përdori një substancë të ndaluar”, deklaroi Froome.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test