Froome këmbëngul në qëndrimin e tij, i pafajshëm - Bota Sot
Froome këmbëngul në qëndrimin e tij, i pafajshëm

Çiklizëm

E martë, 22 maj 2018

Froome këmbëngul në qëndrimin e tij, i pafajshëm

Më: 30 janar 2018 Në ora: 17:39
Chris Froome

Çiklisti Chris Froome këmbëngul në qëndrimin e tij se është i pafajshëm sa i përket daljes pozitiv me substancën salbutamol gjatë xhiros së Spanjës në 2017

Çiklisti britanik i Team Sky nuk ka pranuar në asnjë mënyrë të bëjë një pakt për një dënim 6-mujor, duke përgënjeshtruar lajmin e publikuar në “Corriere della Sera”.

Sipas të përditshmes italiane, Froome vendosi të ndjekë të njëjtën strategji si Diego Ulissi në vitin 2014, dënimi i të cilit u reduktua nga 2 vjet në vetëm 9 muaj. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Froome ndoqi këshillën e bashkëshortes e njëkohësisht menaxheres së tij, Michelle, për të pranuar neglizhencën e tij, për të evituar një proces të gjatë që mund të shoqërohet edhe me një dënim afatgjatë

“Corriere della Sera” thekson se nëse Froome e bën këtë pakt, do të humbasë titullin e fituar në Xhiron e Spanjës si dhe medaljen e bronztë të fituar në garën kronometër individual të Botërorit të Çiklizmit, ndërkohë që dënimi i tij do të jetë vetëm 5-6 muaj, që do të thotë se ai do të mund të shpëtojë sezonin e tij.

“E lexova artikullin në “Corriere della Sera”. Asgjë nuk është e vërtetë”, shkruan Chris Froome në profilin e tij në Twitter, duke e hedhur poshtë në mënyrë kategorike atë që është publikuar në median italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test