Eugert Zhupa në fokus, krenaria e Shqipërisë në çiklizëm - Bota Sot
Eugert Zhupa në fokus, krenaria e Shqipërisë në çiklizëm

Çiklizëm

E martë, 22 maj 2018

Eugert Zhupa në fokus, krenaria e Shqipërisë në çiklizëm

Më: 4 janar 2018 Në ora: 18:33
Eugert Zhupa

Çiklisti shqiptar Eugert Zhupa ishte në fokusin e portalit më të rëndësishëm italian në kategorinë ku ai militon prej vitesh.

Sportisti i kombëtares kuqezi i cilësua si prijës dhe krenari e ciklizmit, duke mbrojtur ngjyrat e vendit të tij edhe pse emigroi që i vogël drejt Italisë.

Grintë me shumicë aq sa për tu shitur, dhe protagonist në disa prova bindëse me Vilier Triestinën. “Cyclingtime” kishte këtë radhë në fokus Eugert Zhupën dhe arritjet e tij.

“Nuk e nisa sezonin si duhet por u rrita muaj pas muaji dhe u bëra mbështetja kryesore për sprintet e Maresko. paraqitja e mirë në xhiron e Flandrave më dha moralin e duhur edhe pse jam zhgënjyer në Xhiron e Italisë, aty ku duhej të jepja më shumë. në 2018 kërkoj më shumë fat, sidomos në garën e Paris-Rube’ apo në xhiron e Italisë. Do të ishte fantastike nëse këtu fitoj të paktën një etapë në vitin e katërt si profesionist”, u shpreh Eugert Zhupa.

Eugert Zhupa ka nënshtetësi të dyfishtë por ka zgjedhur pa mëdyshje të garojë për Shqipërinë.

“Erdha në Itali në moshë të vogël por në turne ndërkombëtarë zgjidha Shqipërinë, kjo edhe për një motiv revanshi. Shqiptarët gjithmonë i shohin me dyshim dhe unë pretendoj të paktën në ciklizëm, të bëhem simbol për vendim tim”, tha Zhupa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test