Në etapën e 15-të Bauke Mollema më i shpejti,  Froome vazhdon kryesimin

Çiklizëm

Në etapën e 15-të Bauke Mollema më i shpejti,  Froome vazhdon kryesimin

Nga: Fazli Berisha Më: 16 korrik 2017 Në ora: 18:53
Bauke Mollema

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 104-të-etapa e 15-të

Etapa e 15-të e Tour dse Franca ka qenë në shenjë të çiklistëve francez, ku në 10-tshin e parë pati madje 6 çiklistë përfshirë edhe Bauke Mollemen, i cili ishte më i shpejti në shtegun, Laissac-Sévérac l’Église -  Le Puy-en-Velay të gjatë 189 kilometra e përshkoi për 04h4147'', duke lenë në vendin e dytë italianin Diego Ulissi dhe në pozitën e tretë francezin Tony Gallopin. Pas fitores Mollema tha:” Është vërtet e mahnitshme. Jam shumë i lumtur të fitoj një etapë në Tour de France. Unë kam punuar shumë në vitet e fundit. Ky ishte një objektiv i madh për mua. Ky ishte qëllimi i parë. Kjo është fitorja më e madhe e karrierës sime deri më tani. Tour de France ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Unë jam tepër i lumtur”. Në renditjen e përgjithshme sërish pas etapës së 15-të dhe prinë kampioni aktual anglezi Christopher Froome me kohë të përgjithshme 64h 40' 21'. Fanellën e gjelbër tash e bartë fituesi i dy etapave me radhë çiklisti gjermani Marcel Kittel me 373 pikë, ndërsa francezi Warren Barguil bartë fanellën e bardhë me pika të kuqe (polka) me 116 pikë.

Çiklisti që bartë fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është amerikani Simon Yates  me kohë prej 64h 42' 23'', ndërsa çiklisti më agresiv ishte çiklisti francez Bauke Mollema dhe bartë edhe fanellën (kombinative të kuqe me numër 1. E hëna është ditë pushimi, ndërsa të martën çiklistët vazhdojnë garën për etapën e 16-të në shtegun Le Puy-en-Velay – Romans të gjatë 165 kilometra. Shtegu fillon me 20 km ngjitje, e ndjekur nga 50 km rrugë të tjera, kryesisht i sheshtë. Çiklistët nisën nga qytetin Le Puy-en-Velay  më 19800 banorë me një ekonomi Ekonomia: industria ushqimore (thjerrëzat, kërpudhat dhe produktet organike), farmaceutike industriale, pneumatike, mullinj letre, lëkurë luksoze, imazhe digjitale, turizëm kulturor. Kushtëzimi dhe Paketimi Shkolla e Lartë. Sport: Le Puy Foot 43 Auvergne (futboll, ndarja e 5-të). Kanoeing dhe rafting në gryka e Allier), sportet e dimrit në fushat e Meygal dhe Mezenc, biçikletë malore.

Trashëgimia: katedralja Notre-Dame-de-l'Annonciation (shekulli i 13-të), shkëmbi i Corneille-s dhe Statuja e Notre-Dame-de-France, kapela Saint-Michel d'Aiguilhe (shek 10), manastir i katedrales, qyteti i vjetër Hektarë ose sektorë të ruajtur), Camino (muze dhe shtëpi mysafiresh për pelegrinët e kompostellës), kalaja e Polignac. Gara mbyllet në qytetin Romans sur Isere me 35 mijë banorë ,me një Ekonomi: lëkurë (Roux tharëse), këpucë (Robert Clergerie, Laure Bassal), plastika (Groupe Courbis), qendra tregtare (Marques Avenue dhe dyqanet e saj 62), tekstile (1083, blu-xhins). Sport: Velo Sprint Romanais Péageois, Valence Romans Drôme (divizioni i tretë i bashkimit të rugby), ASPTT (pingpong, National 1). Ngjarje: Trail Urban, 10 km Romak, Pétanque Masters, Takimi ndërkombëtar atletik, BMX World Cup, Coupe des Rois (xhudo). Trashëgimia: kisha kolegjiale Saint-Barnard (shekujt 11-18), kalvari i Recollets (shekulli i 16-të), kulla Jacquemart (shekulli 12), qendra historike dhe vendbanimet e saj (shekujt 10 deri në shekullin XVIII), muze i religjionit dhe deportimit në Drome, muze.

Rezultatet e etapës së 15-të

1. Bauke Mollema (Fra.) TREK-SEGAFREDO               04h 41' 47''

2. Diego Ulissi (Ita.) UAE TEAM EMIRATES                 04h 42' 06''

3. Tony Gallopin (Fra.) LOTTO SOUDAL              04h 42' 06''

4. Primoz Roglic (Slo.) TEAM LOTTO NL             04h 42' 06'

5. Warren Barguil (Fra.)TEAM SUNWEB             04h 42' 10''

6. Nicolas Roche (Fra.) BMC RACING TEAM                04h 42' 47''

7. Lilian Calmejane (Fra.) DIRECT ENERGIE                04h 42' 51''

8. Jan Bakelants (Bel.) AG2R LA MONDIALE               04h 42' 51''

9. Thibaut Pinot (Fra.) FDJ                                   04h 42' 51''

10. Serge Pauwels (Bel.) TEAM DIMENSION                 04h 42' 51''

Renditja e përgjithshme

1. Christopher Froome (Brit. M.) TEAM SKY                 64h 40' 21' 

2.  Fabio Aru (Ita.) ASTANA PRO TEAM                       64h 40' 39''

3. Romain Bardet (Fra.) AG2R LA MONDIALE               64h 40' 4

4. Rigoberto Uran (Kol.) CANNONDALE DRAPAC         64h 40' 50''

5. Daniel Martin (Ita.) QUICK - STEP FLOORS              64h 41' 33''

6. Mikel Landa (Spa.) TEAM SKY                                  64h 41' 38''

7. Simon Yates (SHBA) ORICA – SCOTT                      64h 42' 23''

8.  Louis Meintjes (Afrika e J.) UAE TEAM EMIRATES 64h 45' 30''

9. Alberto  Contador (Spa.) TREK - SEGAFREDO        64h 45' 58''

10. Damiano Caruso (Ita.) BMC RACING TEAM            64h 46' 26''

Renditja e ekipeve

1. Team Sky (Brit. M.)    194h 10' 44''          

2. AG2R LA Mondiale (Fra.)              194h 20' 36''

3.  BMC Racing Team (SHBA) 195h 21' 34''''

4.  Cannondale Drapac (SHBA)        195h 41' 05''                  

5. Team Fortuneo – Oscaro (Fra.)    195h 57' 38

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat