Bardet fiton etapën, Aru ja rrëmben kryesimin Froomet

Çiklizëm

Bardet fiton etapën, Aru ja rrëmben kryesimin Froomet

Nga: Fazli Berisha Më: 13 korrik 2017 Në ora: 18:33
Romain Bardet

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 104-të-etapa e 12-të

Në etapën e 12-të u zhvillua një garë e fortë e ku ngadhënjeu çiklisti francez Romain Bardet, i cili shtegun Pau – Peyragudes të gjatë 214 kilometra e për 05h49' 38'', duke lënë në pozitën e dytë kolumbianin Rigoberto Uran dhe në vendin e tretë Fabio Aru dhe ky i fundit e mori dhe kryesimin dhe veshi fanellën e verdhë duke ja rrëmbyer vendin e parë që e mbajti për 7 ditë.

Në renditjen e përgjithshme ka ndërruar kryesimi pas etapës së 12-të dhe tash prinë italiani Fabio Aru me kohë të përgjithshme 52h51' 49''. Fanellën e gjelbër tash e bartë fituesi i dy etapave me radhë çiklisti gjermani Marcel Kittel me 352 pikë, ndërsa francezi Warren Bargul bartë fanellën e bardhë me pika të kuqe (polka)  me 70 pikë. Çiklisti që bartë fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është amerikani Simon Yates  me kohë prej 52h54' 02'', ndërsa çiklisti më agresiv ishte anglezi Stephen Cummings dhe bartë edhe fanellën (kombinative të kuqe me numër 1. Të premten çiklistët vazhdojnë garën për etapën e 13-të në shtegun Saint Girons - Foix, të gjatë 100 kilometra. Kjo etapë është një interesante që mund të prodhojë disa gara më emocionuese që nuk i kemi parë deri më tani në këtë Tour. Para së gjithash, kjo zhvillohet në Ditën e Bastille, Ditën e Pavarësisë së Francës, e cila këtë vit bie të premten (kështu që rruga duhet të jetë e mbushur me adhurues për shkak të pushimit).

Çiklistët nisën nga në qytetin Pau me 6300 banorë me një Ekonomia: Pyrenees ariégeoises parkun e natyrës (bujqësi, hidroelektrik), mullinj Léon Martin në Engomer dhe La Moulasse mullinj letre në Eycheil. Sport: Saint-Girons Sporting-Club Couserans (bashkim rugby), Handball Club, Saint-Girons Football Club. Ngjarje: turne futbolli ndërkombëtar nën 15 vjeç, Ronde de l'Isard (biçikleta U23), cA Casartelli granfondo, Marathon des Oussaillès. Trashëgimia: kisha Saint-Girons, kisha Saint-Valier, shatërvani i Couserans viscounts (shekulli i 12-të), shtëpia e Shtegut të Lirisë. Çiklistët mbyllin garën në qytetin Foix me 10.350 banorë e me një Ekonomia: shërbime publike, 4 zona biznesi. Universitete: Instituti i Turizmit dhe Hotelierisë, Shkolla e Mësimdhënësve. Sport: 46 klube për 3,655 anëtarë. SHBA Foix (bashkim rugby), stadiumi kanoe, velodrome, dojo, pishinë. Trashëgimia: shatërvani i pikturave të Foix-it (shek. XII dhe XIV, që strehon muzeun e departamentit Ariege), kisha Abbaiale Saint-Volusien (shek. XII-XVII), kapela e Notre-Dame de Montgauzy (shek XVII) Farkët e Pirenit në Montgailhard.

Rezultatet e etapës së 12-të

1. Romain Bardet (Fra) AG2R LA MONDIALE        05H 49' 38''

2. Rigoberto Uran (Kol.) DRAPAC PROFESSIONAL       05H 49' 40''

3. Fabio Aru (Ita.) ASTANA PRO TEAM                  05H 49' 40''

4. Mikel Landa Mikel (Spa.)TEAM SKY                   05H 49' 43''

5. Louis Meintjes (Afrika J.) UAE TEAM EMIRATES               05H 49' 45''

6. Daniel Martin (Gjerm.) QUICK - STEP FLOORS 05H 49' 51''

7. Christopher Froome (Brit. M) TEAM SKY            05H 50' 00''

8. George Bennett (NZL) LOTTO - JUMBO     05H 50' 05''

9. Simon Yates (SHBA) ORICA - SCOTT                        05H 50' 05''

10. Mikel Nieve (Spa.) TEAM SKY                          05H 51' 06''

 

Renditja e përgjithshme

1.  Fabio Aru (Ita) ASTANA PRO TEAM                  52H 51' 49''

2. Christopher Froome (Brit. M.) TEAM SKY           52H 51' 55''             

3. Romain Bardet (Fra.) AG2R LA MONDIALE               52H 52' 14''

4. Rigoberto Uran (Kol.) CANNONDALE DRAPAC  52H 52' 44''

5. Daniel Martin (Ita.) QUICK - STEP FLOORS               52H 53' 30''

6. Simon Yates (SHBA) ORICA – SCOTT                       52H 54' 02''

7. Mikel Landa (Spa.) TEAM SKY                           52H 54' 44''

8. Nairo Quintana (Kol.) MOVISTAR TEAM            52H 55' 50''

9. Georgge Bennett (NZL) LOTTO NL – JUMBO               52H 56' 13''

10.  Louis MEINTJES (Afrika J.) UAE TEAM EMIRATES        52H 56' 40''

Renditja e ekipeve

1. TEAM SKY  (Brit. M.)          158H 42' 35''   

2. AG2R La Mondiale (Fra.)    158H 55' 27''

3. TREK – Segafredo (SHBA)          159H 29' 18''

4. Movistar Team (Spa.)          159H 37' 09''

5. Cannondale Drapac (SHBA) 159H 41' 11''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat