Vazhdon triumfi Marcel Kittelit, fitorja e pestë, Froome kryeson

Çiklizëm

Vazhdon triumfi Marcel Kittelit, fitorja e pestë, Froome kryeson

Nga: Fazli Berisha Më: 12 korrik 2017 Në ora: 18:37
Marcel Kittelit

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 104-të-etapa e 11-të

Çiklisti gjerman Marcel Kittel nuk ka të ndalur në këtë edicion të Tour de France, pas ka fituar të martën etapën e 10-të, sot triumfoi edhe në etapën e 11-të pasi shtegun Eymet- Pau të gjatë 203 kilometra e përshkoi për 04h34' 27', duke  lënë në vendin e dytë francezin  Dylan Groenewegen  dhe në pozitën e 3-të  norvegjezin Edvald Boasson Hagen. Pas fitores së pestë Kittel tha: “Unë nuk kam koment. Është e pabesueshme, sepse edhe duke qenë në krye të garës, ju nuk jeni i sigurt për fitore. Një fitore u  takon edhe Julien Vermote, Jack Bauer, Philippe Gilbert  që dhanë gjithçka për mua për të fituar sot, dhe unë jam me këmbë në tokë”. Renditja e përgjithshme ka mbetur e njëjtë edhe  pas etapës së 10-të në renditjen e përgjithshme prinë kampioni aktual Christopher Froome me kohë të përgjithshme 47H 01' 55''. Fanellën e gjelbër tash e bartë fituesi i dy etapave me radhë çiklisti gjermani Marcel Kittel me 335 pikë, ndërsa francezi Warren Bargul  bartë fanellën e bardhë me pika të kuqe(polka)  me 60 pikë. Çiklisti që bartë fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është amerikani Simon Yates  me kohë prej 47h03' 57'', ndërsa çiklisti më agresiv ishte francezi Maciej Bodnar dhe bartë edhe fanellën (kombinative të kuqe me numër 1.

Të enjten  çiklistët vazhdojnë garën për etapën e 12-të në shtegun Pau – Peyragudes të gjatë 214 kilometra. Çiklistët nisën nga në qytetin Pau me 77.600 banorë me një Ekonomia: qendra e dytë ekonomike në rajonin e Aquitaine-it prapa Bordeaux-it, ushtria, universiteti (11,000 studentë), gjeotencat, kimikatet dhe petrokimikët, industria farmaceutike, industria ushqimore, aeronautika, mekanika, kompjutera, industria e kalirave. Sport: Seksioni Paloise (bashkimi i rugby, Top 14), Elan bearnais Pau-Lacq-Orthez (basketbolli, Pro A), Pau Canoë-Kayak Club Universitaire. Stadiumi Pau-Pyrenees, stadiumin e pelotës, fermën me pelena Pau-Gelos, qendrën e trajnimit të golfit Pau-Sers hore, golf (kursi më i vjetër i gof në Evropën kontinentale, 1856).

Ngjarje: Grand Prix Motor Racing, Les Etoiles de Pau (ngjarje tre-ditore), 2017 Kampionatet botërore të kayaking. Trashëgimia: Chateau de Pau (shekulli i 12-të) dhe muzeu kombëtar, teatri Saint-Louis, muzeu i arteve të bukura, muzeu Bernadotte, muzeu i aviacionit, orkestra e Pau Pays de Bearn, turne i Giants (muze i hapur i dedikuar për Tour de France). Gara mbyllet në qytetin Peyeagudes me 233440 banorë me një Ekonomia: turizmi (vendpushimi i tretë i skive në Pyrenees), Balnea spa në Vallée du Louron. Në departamentin: aeronautika, hidroelektrica, pelegrinazhi, banjot termale, vendpushimet e skive, Pic du Midi de Bigorre, Cirque de Gavarnie, Pont d'Espagne në Cauterets, park kombëtar i Pyrenees, më shumë se 300 liqene, 35 majat mbi 3.000 metra. Sport: trekking granfondo, biking malore, angling, aludim, parahliding (vend i tretë në Francë në Louron Valley), sportet e lumit. Ngjarje: hapja e shpat 007, Triathlon Balnéaman në Génos-Loudenvielle, Trail of Louron, prioritet për çiklistët në korrik në kalimet kryesore të Pirenejve. Trashëgimia: Abbey Escaladieu, Abbey Saint-Sever de Rustan, Abbey Saint-Savin, kisha të pikturuara, kulla Génos.

Rezultatet e etapës së 11-të

1. Marceel Kittel (Gjerm.) QUICK - STEP FLOORS          04H 34' 27''

2. Dylan Groenewegen (Fra.) LOTTO NL - JUMBO        04H 34' 27''

3. Edavld Boasson Hagennor (Nor.) DIMENSION DATA             04H 34' 27''

4. Michale Matthews (Aus.) TEAM SUNWEB                    04H 34' 27''

5. Daniel Mc Lay (Brit.M.) FORTUNEO - OSCARO                      04H 34' 27''

6. Davidde Cimolai (Ita.) FDJ                       04H 34' 27''

7. Andre Greipel (Gjerm.) LOTTO SOUDAL          04H 34' 27''

8. Nacer Bouhanni (Fra.) SOLUTIONS CREDITS                        04H 34' 27''

9. Ben Swift (Brit.M.) UAE TEAM EMIRATES                     04H 34' 27''

10. Danilo Wyss (Zvi.) BMC RACING TEAM                     04H 34' 27''

Renditja e përgjithshme

1. Christopher Froome (Brit. M.) TEAM SKY         47H 01' 55''               

2.  Fabio Aru (Ita.) ASTANA PRO TEAM                47H 02' 13''

3. Romain Bardet (Fra.) AG2R LA MONDIALE     47H 02' 46

4. Rigoberto Uran (Kol.) CANNONDALE DRAPAC           47H 02' 50''

5. Jakon Fuglsang (Nor.) ASTANA PRO TEAM    47H 03' 32''

6. Daniel Martin (Ita.) QUICK - STEP FLOORS     47H 03' 39''

7. Simon Yates (SHBA) ORICA – SCOTT              47H 03' 57''

8. Nairo Quintana (Kol.) MOVISTAR TEAM           47H 04' 08''

9. Mikel Landa (Spa.) TEAM SKY               47H 04' 08''

10. George Bennett (NZL) LOTTO NL - JUMBO  47H 05' 01''

Renditja e ekipeve

1. Team Sky (Brit. M.)           141H 18' 58''

2. AG2R La mondiale (Fra.) 141H 18' 58''

3. Astana Pro (Kaz.) 141H 38' 03''

4. Trek – Segafredo (SHBA)            141H 39' 12''

5. Movistar Team (Spa.)      141H 50' 00'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat