Thomas dhe Porte tërhiqen nga Turi pas rrëzimeve

Çiklizëm

Thomas dhe Porte tërhiqen nga Turi pas rrëzimeve

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 12:40
Geraint Thomas

Etapa e 9-të e Turit të Francës zhvilluar dje ka sjellë tërheqjen para kohe nga Turi i Francës i dy prej pretendentëve për fitimin e tij, britanikut Geraint Thomas dhe australianit Richie Porte. Të dy çiklistët ishin protagonistë të një rrëzimi gjatë etapës së djeshme, duke pësuar dëmtime të rënda, që nuk i lejon të vazhdojnë garën. Tërheqja e Thomas ishte e vështirë për t’u kapërdirë për çiklistin, pasi briktaniku i SKY renditej i dyti në klasifikimin e përgjithshëm, duke hequr dorë shpejt.

Në krye të renditjes së Turit të Francës vazhdon të qëndrojë një tjetër çiklist britanik, Chris Froome, që ruan avantazhin prej 18 sekondash karshi italianit Fabio Aru. Këta dy çiklistë duket se do të jenë pretendentët kryesorë dhe të vetëm të mbetur për fitimin e turnout, ndërkohë që disi më pas është kolumbiani Nairo Quintana, që ende nuk po lë gjurmë në këtë turne. Ndërsa spanjolli Alberto Contador duket jashtë gare, pasi dje ishte shumë pas pretendentëve kur nisën maloret. Sot Turi është pushim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat